Meta mëngjes pune me Prodin:Ja
çfarë më propozoi për turizmin 

Meta mëngjes pune me Prodin:Ja<br />çfarë më propozoi për turizmin <br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një mëngjes pune me ish-kryeministrin e Italisë, Romano Prodi. Ky i fundit ndodhet në vendin tonë, ku mori pjesë në konferencën “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion”, në të cilën vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe përpjekjet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Meta shkruan në 'Facebook' se ka diskutuar me Prodin për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ndërsa e cilësoi të drejtë propozimin e ish-kryeministrit itlaian për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar.

“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, shkruan Presidenti Meta.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital