Meta-Margvelashvili: Shqipëria
pjesë e shkëmbimeve tregtare 

Meta-Margvelashvili: Shqipëria<br />pjesë e shkëmbimeve tregtare 
Rajoni i Kaukazit shumë shpejt do të kthehet në një zonë shkëmbimesh tregtare dhe partneriteti me vendet e tjera të Evropës dhe veçanërisht me Shqipërinë.

Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili i cili u takua me kryeparlamentarin Meta në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare mbi transparencën parlamentare.

Gjatë fjalës Meta theksoi se shkëmbimet ndërparlamentare dhe ndërqeveritare duhet të shumëfishohen në interesin reciprok të dy vendeve.

Meta dhe Margvelashvili ndanë mendimin e përbashkët që parlamentet duhet t'i mbështesin qeveritë reciproke për të përshpejtuar ritmin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Gjatë kësaj jave në Tbilisi  të Gjeorgjisë po zhvillohet konferenca Ndërkombëtare mbi Transparencën Parlamentare.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe