Kryeparlamentari Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion arbëresh të kryesuar prej Cesare Marini-t, senator, njëkohësisht kryetar i Komunës së Shën Mitri-t, në krahinën e Kozencës në Kalabri.
Meta tha se Kuvendi i Shqipërisë do t’i intensifikojë marrëdhëniet institucionale me komunat arbëreshe me qëllim ruajtjen e pasurisë kulturore kombëtare, por edhe për kultivimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.
Ndërsa, Marini tha se ka ardhur koha që të themelohen kanale më të forta institucionale për të mbështetur ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe pasurisë historike që përfaqëson komuniteti arbëresh.
“Duam që të bëhemi më të dobishëm, duke ditur se edhe ju do të bëheni të dobishëm për progresin tonë”, deklaroi ai pas takimit, në një prononcim për mediat.
Meta u ndal edhe në lidhjen mes komunitetit të Shën Mitrit dhe periudhën e rilindjes kombëtare.
“Ishte kënaqësi e veçantë që të prisja sot një delegacion të një komune shumë të dashur për të gjithë shqiptarë në të gjithë botën, të San Demetrio Corone apo të Shën Mitrit, e cila është e lidhur shumë ngushtë me të gjithë historinë e Arbëreshëve. Gjithashtu, ka një rol shumë të rëndësishëm në frymëzimin për rilindjen tonë kombëtare kur dihet që një nga figurat kryesore të saj, ajo e De Radës është pikërisht produkt i këtij komuniteti jashtëzakonisht atdhetar, përveçse edhe kolegjit mjaft të njohur në Komunën e Shën Mitrit, ku kanë studiuar dhe janë edukuar figura mjaft të rëndësishme të rilindjes,të pavarësisë së Shqipërisë si Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë”, tha Meta.
Në takim të pranishëm ishin edhe Aldo Marino, ish-kryetar i Komunës Vaçarizzo Albanese dhe Fatmir Toçi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Redaksi Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26