TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim pas disa ditë pushimesh është rikthyer sot në selinë e LSI, ku ka pasur një takim me anëtarët e kryesisë dhe LRI-së. Takimi ka përfunduar në orën 15:00 minuta dhe ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë. Tema kryesore e takimit pas takimit u tha se ishin objektivat e qeverisë së re, të dalë fituese nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkaq, brenda kësaj jave priten të takohen grupe nga të dy palët kryesore qeverisëse; PS dhe LSI. Pas takimit, Meta ka dhënë një konferencë shtypi për mediat, ku ka theksuar se "mbështet qeverinë e re, e cila sipas Metës, ka sfida shumë të mëdha dhe vjen me ambicie dhe energji shumë të mëdha, e do lërë gjurmë në modernizimin e vendit". Meta ka përshëndetur praninë e grave dhe ka premtuar se kjo prani do shtrihet në të gjitha nivelet e administratës. Ai ka siguruar se nuk do ketë spastrime politike, por vetëm në bazë të ligjit të statusit të nëpunësit civil dhe ka vërejtur një stil të vjetër të kryetarit të ri të PD, Lulzim Basha.
QEVERIA E RE, EFIKASE NË REALIZIMIN E TË GJITHA OBJEKTIVAVE
"Nuk mund t’i rezistoja kërkesës suaj për komunikim, më pëlqen kjo mundësi për të shprehur në radhë të parë mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhime e saj për të përmbushur ato objektiva të rëndësishme", nisi fjalën e tij Meta, duke shtuar se "kjo qeveri, e cila ka sfida shumë të mëdha dhe vjen me ambicie dhe energji shumë të mëdha, do lërë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes në vend në mënyrë substanciale në efikasitetin e realizimit të të gjitha objektivave dhe në ato kryesore për integrimin europian të Shqipërisë". Meta ka vlerësuar në mënyrë të veçantë përfaqësimin si asnjëherë tjetër më parë të grave dhe ka bërë të ditur se kjo do vijojë në të gjitha nivelet e qeverisjes si një politikë e re, e emancipuar, europiane dhe më humane se deri tani, një politikë integruese. "LSI vijon angazhimet e saj edhe pse është një periudhë e cila ka natyrisht edhe detyrimin për të bërë disa pushime, të gjithë janë në punë kudo që janë. Edhe atje ku pushojnë po përgatiten për punët që i presin", shpjegoi Meta. Pyetjes mbi programin qeverisës, Meta iu përgjigj se "programi do bëhet publik në kohën e duhur, në radhë të parë nga kryeministri i ardhshëm dhe kabineti qeveritar".
FINANCAT KANË DEGRADUAR NË FUNKSION TË LIDERSHIPIT TË PD
Ndërsa pyetjes se çfarë do të bëjë qeveria e re me një buxhet goxha të varfër dhe të shpenzuar në 6-7 muajt e fundit, Meta iu përgjigj se "programi do japë përgjigje konkrete për të gjitha këto sfida". Sipas Metës, është fakt i qartë që financat kanë degraduar në një mënyrë dramatike, sidomos para fushatës elektorale. Vetëm në funksion të kësaj fushate dhe objektivave elektorale të lidershipit të PD. Por jam i bindur se në radhë të parë publikut do t’i jepet transparencë e plotë e situatës financiare në vend dhe se qeveria e ardhshme do dijë të përballojë me sukses këtë moment delikat dhe i ka kapacitetet për të stabilizuar situatën financiare në vend dhe për të përmbushur objektivat elektorale".
ZOTI BERISHA KA NEVOJË PËR PUSHIME MALORE
Pyetjes mbi akuzat e PD për emrat e korruptuar në qeverinë e re Meta iu përgjigj vetëm me një: "Zoti Berisha ka nevojë për pushime malore. Janë më relaksuese. Dhe vetë bëra disa pushime malore javën e kaluar, që nuk jemi parë bashkë".
PD, SHEMBULL I SPASTRIMEVE NË BASHKI DHE QEVERI
Për sa i takon pyetjes po mbi akuzën e PD mbi spastrimet e pritshme në administratë, Meta i është përgjigjur me keqardhje, që e dëgjon këtë gjë edhe nga kryetari i ri i PD, i cili është për të ardhur keq që përdor gjuhë të vjetër. "Nuk ka pasur rast më shembullor se vetë PD dhe vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, sidomos pas përfundimit të koalicionit PD-LSI", i shtoi argumentit Meta. Duke vijuar me "ne nuk jemi ankuar dhe as kemi ngritur zyrë ankesash; vlerësimi është dhënë me votë për çdo qëndrim të padrejtë apo hakmarrës".
Lidhur me ndryshimet në administratë, Meta shtoi se "vullneti është për të forcuar kapacitetet e adminstarës, për të respektuar ligjin për nëpunësin civil. Të ruhet nivel i ekspertizës në administratë për çështje, që kanë të bëjë me integrimin europian dhe për të ngritur më tej këto kapacitete përmes meritokracisë dhe konkurrimit". "Nuk bëhet fjalë për spastrime në asnjë rast, por për reforma, për administratë më të efektshme, që do t’i përgjigjet ritmit të ri të qeverisë së re", tha Meta.
QEVERIA ËSHTË KONCEPTUAR SI EKIP
"Qeveria është konceptuar dhe ne e mbështesim si një të tërë pa bërë ndarje sipas përfaqësimit politik të ministrave të caktuar, ndërkohë që kemi përfaqësues nga shoqëria civile. Lidhur me faktin që LSI nuk ka asnjë ministër në dikasteret, ku ajo është përfaqësuar gjatë 4 viteve të kaluara ka qenë një zgjedhje e drejtë dhe racionale edhe në funksion të transparencës së ardhshme. Ka qenë zgjidhja ime si kryetar i LSI për transparencë të plotë dhe në ato institucione kjo është etike", u shpreh Meta.
Në lidhje me ministrat e LSI, Meta mbajti qëndrimmin se ata janë emra nga më përfaqësuesit me kontributet e tyre, por ne e shohin qeverinë si ekip të tërë. "Kësaj qeverie i duhet fryma e ekipit dhe koordinim sa më efikas. Se axhenda e qeverisë është e përbashkët dhe çështjet më kryesore që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, për punësimin dhe reformat e tjera nuk i takojnë në mënyrë ekskluzive një dikasteri të vetëm, përkundrazi".
SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR OPOZITË KONSTRUKTIVE
"Shqipëria ka nevojë për opozitë konstruktive sikur kishte nevojë për qeveri të re, që e tregoi në votë plebishitare në 23. Por ka nevojë për opozitë të re, që të vërë interesat e vendit, që konkurron në alternativë, me përgjegjshmëri maksimale e jo duke qenë e papërgjeshme si në disa vendime që janë marrë pas 23 qershorit", u shpreh Meta.
Do bëjmë çdo gjë për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të interesave kombëtare, integrimit europian të vendit dhe besojmë që edhe PD të ruajë koherencën e saj, të jetë konstruktive dhe mos kthehet pas në modelin e të bërit opozitë në Shqipëri.
Meta ka theksuar se është për të ardhur keq që drejtues të PD flasin për qeverinë që do fillojë pas një muaji sikur ajo ka nisur punë në 23 qershor. "Është e drejta e tyre të bëjnë komente, por kjo nuk i rrit seriozitetin, besueshmërinë, në vend që të reflektojnë për humbjen në 23 qershor".
Meta ka analizuar se Shqipëria ka nevojë për opozitë konstruktive sikur kishte nevojë për qeveri të re dhe këtë e tregoi në votën plebishitare të 23 qershorit. Por ka nevojë për opozitë të re, që të vërë interesat e vendit, që konkurron në alternativë, me përgjegjshmëri maksimale e jo duke qenë e papërgjeshme si në disa vendime, që janë marrë pas 23 qershorit.
KRYETARIT TË RI TË PD I UROJMË STIL TË RI, JO STIL TË VJETËR
Kryetarit të ri i urojmë një stil të ri se kryetar i ri me stil të vjetër nuk funksionon mirë as për PD, Por kjo është çështje e tyre. Ne nuk jemi përfshirë në çështje të brendshme as të PS as PD.
“Reforma në shërbime sekrete?” I takon kryeministrit të ri, por reforma do ketë në çdo sektor. Janë reforma strukturore; jo të hiqen ca njerëz e të vihen ca të tjerë. Mbështeten në një motivim të ri, frymëzim të ri se kanë nevojë për një shkundje të përgjithshme; kjo nuk do të thotë spastrim, por motivim i të gjithë atyre që e kanë statusin e nëpunësit civil dhe e meritojnë atë.
Redaksia online
e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com