Në takimin e fundvitit me përfaqësuesit e medias, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uroi gazetarët që vitin e ardhshëm të mund të raportojnë lajmin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në këtë aktivitet ishin të ftuar drejtues të mediave, analistë, gazetarë dhe operatorë, të cilët u bënë pjesë e pritjes së organizuar në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ilir Meta i uroi të gjithë të pranishmëve një vit sa më të mbarë. “Kam vetëm një urim për vitin që vjen pasi edhe ju gjatë këtij viti keni pas shumë angazhime sepse edhe parlamenti ka patur mjaft punë, mjaft debate.
I keni pasqyruar, i keni komentuar. I përshëndes të gjithë, pronarët e mediave, analistët, por në mënyrë të veçantë gazetarët edhe ata të terrenit, edhe kameramanët e palodhur dhe ju uroj që në vitin që vjen të përcillni sa më shumë lajme të mira, sa më shumë lajme pozitive, por natyrisht edhe kritika sepse gjithmonë ka vend për përmirësime, ka vend për të reflektuar.
Dhe ju uroj të gjithëve ju një vit më të mbarë!”, - u shpreh Meta. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit uroi që viti 2016 të jetë viti i hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. “Ju uroj gëzuar në familjet tuaja dhe natyrisht të jetë një vit ku të dominojnë lajmet sa më pozitive dhe shpresojmë që të kemi mundësi të japim edhe lajmin për çeljen e negociatave pasi besoj se do të ishte një gjë mjaft e rëndësishme për vendin dhe një hap mjaft pozitiv për të ardhmen”, uroi Meta. Të dielën në takimin e tij me gazetarët, kryeministri Rama u uroi gazetarëve sa më shumë lajme të gëzueshme.
“Mbi të gjitha paçi sa më shumë gëzime dhe lajme të gëzuara! Se për lajmet e pagëzuara kujdeseni vete nga mëngjesi deri në darkë”-tha kryeministri. Ai ndau me ta një përshëndetje mes batutash e thumbimesh, në përgjigje edhe të fjalëve përshëndetëse të gazetarëve të cilët folën në takim. “Unë jam mes jush, tanimë, si kavia kryesore e punës suaj, që duhet të pranoj pa u ndjerë bisturitë, thikat, gërshërët, gjilpërat, turjelat, frezat, sharrat, daltat, çekiçët, acidet, zorrët me presion të lartë e me radhë. Prandaj dhe në fakt e kam bërë një zgjedhje të pa lavdërueshme, për të mos ju lexuar dhe dëgjuar thuajse fare drejtpërdrejtë, duke u mjaftuar me përmbledhjen një faqëshe të zyrës së shtypit, çdo mëngjes”-tha kryeministri.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48%
-
Trump
47.9%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet një person në Capitol, kishte armë zjarri dhe një elektrik dore me vete
5 Nëntor, 20:12
-
'Duhet të arrestohen me qindra veta në ditë', shpërthen avokati Romeo Kara: Ata janë agallarë për sa kohë i mbajmë mbi qafën tonë
5 Nëntor, 20:07
-
Basketboll, vjen në Tiranë presidenti i FIBA për Europën! Ponari: Do vazhdojmë kampionatet me ekipet U12 dhe U14
5 Nëntor, 19:51
-
Vlorë/ Aksidenti i rëndë në Jonufër, përplasen dy mjete! Dërgohen në spital dy të lënduar, pasagjeri mbeti i bllokuar brenda mjetit
5 Nëntor, 19:41
-
Harris në X: Sot ne votojmë për një të ardhme më të mirë! Kur ne luftojmë, ne fitojmë
5 Nëntor, 19:38
-
Altin Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare të kokainës
5 Nëntor, 19:25
-
Dritan Hila: Doktori që nuk harron vesin
5 Nëntor, 19:14
-
Deklaratat e Ramës në Selanik, Kocaqi: Janë për fushatë! Nëse na përmendin Vorio-Epirin, t'i përmendim Çamërinë
5 Nëntor, 18:55
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
5 Nëntor, 18:37
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida
5 Nëntor, 18:24
-
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt
5 Nëntor, 18:04