Kreu i Kuvendit Ilir Meta u takuar paraditen e kësaj të enjteje me homologun e tij izraelit ku janë shprehur për një forcim të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve.
Shkëmbimet mes qeverive janë intensive, tha kreu i Kuvendit Meta, në shënimin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit.
“Populli shqiptar shfaqi solidaritet ndaj izraelitëve në Luftën e Dytë Botërore. Të unifikuar në sfidën kundër terrorizmit si një sfidë serioze për vendet tona”, u shpreh Meta.
Kreu i Parlamentit të Izraelit, z. Edelstein vlerësoi Shqipërinë si një vend mik i Izraelit. Të dy krerët e Kuvendeve u shprehën për rritje të shkëmbimeve parlametare.
Ky takim vjen në kuadër të mbledhjes së sotme të PAM ku do të marrin pjesë një numër i lartë personalitetesh në punimet e sesionit të 10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut,
Foto të tjera
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)