Meta me ministrin francez:Luftë
grupeve kriminale e terrorizmit
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese shqiptare e franceze, duhet të bashkëpunojnë e koordinojnë më mirë për të goditur me efikasitet grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot Ministrin e Shtetit dhe Ministër i Brendshëm të Republikës Franceze, zotin Gérard Collomb.
Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Collomb në Tiranë dhe e konsideroi atë shprehje të qartë, të vullnetit të përbashkët, për të forcuar dhe intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe çështjet e brendshme.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira, tradicionale e të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve dhe shprehu besimin e ky partneritet do të thellohet edhe më shumë, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese shqiptare e franceze, duhet të bashkëpunojnë e koordinojnë më mirë për të goditur me efikasitet grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.
Bashkëpunimi i sukseshëm në këtë drejtim do të forconte sundimin e ligjit në Shqipëri dhe do ta afronte më shumë vendin me Bashkimin Evropian – nënvizoi Presidenti Meta.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e bërë në parandalimin e fenomenit të emigrimit të paligjshëm dhe të azilkërkuesve nga shqipëria, si dhe ndanë të njëjtin mendim se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë edhe në të ardhmen.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu vëmendjen e veçantë që Franca po i kushton, gjithnjë e më shumë, rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit mesdhetar, si dhe përshëndeti iniciativat franceze për një prezencë më të madhe në Shqipëri e rajon.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
29%
-
Njësoj
16.1%
-
Më keq
54.9%
Vota total: 5152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit në GJKKO për t’u njohur me masën ‘arrest në shtëpi’
2 Gusht, 09:47
-
Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali
2 Gusht, 09:42
-
Aeroporti i Shkupit reagon pasi tentuan t’i marrin telefonin Vjosa Osmanit: Vepruam në përputhje me ligjin! Gërvalla: Kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 09:40
-
Olimpiada/ E bija fitoi medaljen e artë, i ati arrestohet në Paris për sulm seksual
2 Gusht, 09:30
-
Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq
2 Gusht, 09:26
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
2 Gusht, 09:13
-
Futbolli shqiptar dështoi në Kupat e Evropës, UEFA akordon 2.31 mln euro për katër klubet e Superligës
2 Gusht, 09:07
-
Në kërkim për kanosje e ngacmimin seksual, 62-vjeçari kapet në Gjermani! Pritet ekstradimi në Shqipëri
2 Gusht, 08:55
-
Zjarret/ Ministri Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me Bashkitë dhe modernizimi i mjeteve, me rëndësi për reagim të shpejtë
2 Gusht, 08:44
-
Incidenti me Osmanin në aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e Kosovës: Trajtim jodinjitoz, kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 08:39
-
Paris 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë
2 Gusht, 08:33
-
Përqafime dhe lot, Biden e Harris presin të burgosurit e liruar: Ne jemi SHBA, t’i kthejmë ata pranë familjeve (VIDEO)
2 Gusht, 08:21