Habit Ilir Meta: S’pres nga drejtësia zgjedhje të lira, do bëj fushatë në të gjithë Shqipërinë! Nëse PS fiton pa prekur votën, dorëhiqem më 26 prill (VIDEO)

Teksa sulmoi hapur Reformën në Drejtësi dhe tha se nuk pret zgjedhje të lira nga kjo drejtësi pasi SPAK sipas tij nuk ka hetuar krimin zgjedhor, presidenti Ilir Meta njoftoi se do të shkojë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të qëndrojë indiferent deri në 25 prill. Ai përsëriti dhe njëherë se do dorëhiqet më 26 prill nëse fiton PS pa prekur votën.

Këto deklarata presidenti Meta i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, ku foli për ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje masive. Ndërsa theksoi se kushti kryesor për negociatat për integrimin në BE është që këto zgjedhje të jetë të lira dhe të ndershme, Meta theksoi se ne kemi mundësi ti zhvillojmë si Kosova.

“S’jam naiv të pretendoj zgjedhje si në Danimarkë apo në Suedi për momentin të ardhmen pse jo. Por i kemi të gjitha mundësitë si popull si institucione ti ngjajmë Kosovës apo maqedonisë së veriut në zgjedhjet e fundit. Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje informimit të zgjedhësve. Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij. Qytetari që s'voton ska të drjetë të ankohet për keqqeverisje ose ai që e shet votën dhe e shkëmben ka humbur çdo të drejtë llogaridhënie ndaj  atij tjetri që i ka ofruar paratë. Kemi nevojë për një bashkërendim në të gjitha drejtimet për të garantuar një proces sa më të mirë për vendin që do mund të kapërcente kryekushtin më të maadh për çeljen e negociatave”, tha Meta.

Nga ky takim Meta iu drejtua SPAK-ut, duke thënë se me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk tremben ata që kanë ndërmend të vënë dorë mbi procesin zgjedhor të 25 prillit.

“Çështja e zgjedhjeve është tashmë një çështje e të gjithë shoqërisë, sepse prej saj varet edhe integrimi i Shqipërisë. Vota duhet të jetë njëherë e përgjithmonë e shenjtë dhe e barabartë. Ne do t’i mbështesim të gjitha institucionet të bëjnë detyrën në këtë drejtim, përfshi edhe SPAK-un. Por me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk trembet asnjë nga ata që kanë ndërmend të venë dorë mbi procesin zgjedhor”, tha Kreu i Shtetit.

Më tej, Meta iu drejtua me një mesazh dhe qytetarëve, teksa tha se “iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të votojnë në listën e kandidatëve për deputet, personat më me vlera qytetare, më me integritet dhe më të përkushtuar ndaj komunitetit, që ata besojnë, për t’ju dhënë një mesazh në këtë mënyrë edhe kryetarëve të forcave politike”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Zgjedhjet, Meta: Nëse PS konfirmohet pa prekur votën, jap dorëheqjen më 26 prill! Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta nga takimi me përfaqësues të shoqërisë civile ka deklaruar se nëse PS konfirmohet pa prekur votën, ai do të japë dorën më 26 prill.

“Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë”, tha ai.

Ora 12:13
Kume: Zgjedhjet e 25 prillit një test i rëndësishëm për demokracinë

Ish-kryetar i KQZ, Kristaq Kume në fjalën e tij në takimin me presidentin Ilir Meta mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, është shprehur se do të jetë një test i rëndësishëm për demokracinë.

“Ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë. Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen, si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët. Lidhur me problemet që do shkaktojë pandemia, duhet parë me shumë seriozitet, sa i takon marrjes së masave për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të zgjedhësve në proces.

Shoh mundësinë e një keqpërdorimi të votës së emigrantëve. Fakti që nuk është realizuar kjo e drejtë, kjo nuk flet për mirë. Edhe ju z.President i keni bërë thirrje qytetarëve për të trajtuar problemin e kartave të identitetin, që duhet vlerësuar maksimalisht, nëpërmjet një fushate sensibilizuese. Është me rëndësi të angazhohemi të gjithë për të garantuar një proces zgjedhor me standarde, për të mbrojtur çdo votë dhe për të ndaluar qysh sot çdo përpjekje për ta prekur atë”, ka thënë Kume.

Ora 11:34
Meta: S’pres nga drejtësia zgjedhje të lira, pas 25 prillit do çlirohet nga kjo trysni politike për ta kapur! Dibra dhe Shijaku shkak i polarizimit të parlamentit

1614854161_3ddffabc13e94b03945e463be6b014f9.jpgPresidenti Ilir Meta ka deklaruar nuk pret që zgjedhje të lira të vijnë nga kjo drejtësi. Këtu shton se drejtësia pas 25 prillit do të çlirohet nga trysnia e politikës, për ta kapur.

“Nuk pres nga drejtësia që të vijnë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse i dimë problemet që ka sistemi i drjetësisë. E dyta nuk do kishte nevojë fare që ta bënim këtë takim bashkë nëse do kishte funsksionuar prokuroria, edhe SPAK.

Dosjet kanë qenë aty. Bundestagu ka 4 vite që kërkon hetimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet e shijakut dhe të Dibrës janë bërë shkak i situatës që kemi sot në parlament, nga polarizimi në parlament.

Nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme do çlirohet dhe drejtësia nga kjo trysni politike për ta kapur. Vota e tyre do jetë e barabartë me presdientin, me kryeministrin... Do jetë vota e tyre që do vendosë”, tha Meta.

 

Ora 11:24
Meta mesazh krerëve të partive: Mos intimidoni votuesit, kjo është e papranueshme! Rama iu thotë kryebashkiakëve ‘dua 800 mijë vota’

1614855150_00b282ac05eb447e98a817960850c986.jpg

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të mos intimidojnë votuesit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne. Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është detyra jonë të edukojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre. Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, çon përpara demokracinë, e forcon dhe përmirëson atë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.

Presidenti Meta deklaroi se sipas tij kryeministri Rama u thotë kryetarëve të bashkive se do  800 mijë vota nga ata.

“Ne jemi këtu për shkak të degradimit të zgjedhjeve, të Kushtetutës, të heqjes së kompetencave Presidentit. Presidenti ka qenë shumë i qartë, pavarësisht toneve. Presidenti ka thënë se në qoftë se kjo shumicë konfirmohet fituese pa prekur votën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 prill dhe këtë le ta dinë të gjithë. Unë jam një President që nuk i jam trembur kurrë zgjedhjeve. Kam thënë dhe para dy vitesh se kjo krizë zgjidhet me zgjedhje. Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide, por ama që ti të dhunosh dhe njëherë popullin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë, sepse e dimë më c’do të thotë të humbasë edhe njëherë mundësinë Shqipëria. Kështu që Presidenti ka thënë, nëse ka dikush merak që ndikon për ish-partinë e tij, ta ndëshkojnë, nëse ajo përpiqet të vërë dorë mbi zgjedhjet.

Të ndëshkojnë ish-partinë e tij. Këtë duhet ta bëjnë edhe vetë kryetarëve e partive të tjera. Për Presidentin ka rëndësi vetëm që vota të jetë e barabartë. Ama nëse kryeministri për fat të keq mbledh kryetarët e bashkive dhe iu thotë publikisht që ‘dua 800 mijë vota nga ju’, këtë nuk e di. Kjo mua nuk më duket e pranueshme. Të tjerët përpiqen ta kthejnë në një problem personal, por nuk është problem personal”, u shpreh Presidenti Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 04/03/2021 16:13

    ti ua paske mbushur mendjen bundestagut me thashetheme filxhani o mavri??? Po bundestagut i tregove videon e Priftit? apo harrove??? ... ik o xhuxhmaxhuxh se s'po te ze karrigia... c'ne se ti je dhe i drejte si bastuni i xha sulos...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë