Meta me të rinjtë në Jalë u jep porosinë e gjyshërve: Malet tona më të larta! Do ta bëjmë me çdo çmim 4 milion shqiptarë plus

Meta me të rinjtë në Jalë u jep porosinë e gjyshërve: Malet tona më të larta! Do ta bëjmë me çdo çmim 4 milion shqiptarë plus

Presidenti i PL-së, Ilir Meta në Jalë me të rinjtë

Presidenti i PL-së Ilir Meta ishte sot në Jalë me të rinjtë e LRI ku mbajti një fjalim para tyre duke përsëritur premtimin për 4 milion shqiptarë në Shqipëri nëse Partia e Lirisë vjen në pushtet. Meta nuk la pa iu përmendur të rinjve edhe shprehjen e gjyshërve për malet e larta në kohëra vështirësie.

'Gjyshërit na ka mësuar malet tona më të larta, kur janë kohët më të vështira, malet tona edhe më të larta. Jemi në një situatë tepër kritike, ku si pasojë e grushtit të shtetit pa autoblinda por me shkelje të kushtetutës, me betimin e prokurores tek Lana. Pasojat janë katastrofike, korrupsioni më i lartë se kurrë ndonjëherë. Vendi i parë për korrupsion, vendi i parë për shpopullim. Vetë OKB konfirmoi këto ditë se lindshmëria mesatare është në një pikiatë të frikshme që ua kalon dhe vendeve në luftë. Nga 3.4 fëmijë për grua në 1980 mesatarja e lindshmërisë në 2023 u tkurr në 1.4 fëmijë për grua. Shqipëria nga vendi i dytë është në vendin 177 në botë në klasifikimin e OKB, alarm kombëtar dhe kushtrim për ndryshim urgjent dhe këtij raporti që ka prodhuar agjenda e Ramoviçit. Ne do ta bëjmë me çdo çmim me 4 milion shqiptar plus.'

Më tej Meta mori dhe shembullin e Hungarisë të Viktor Orbanit për rritjen e numrit të popullsisë.

'Hungaria ishte nga vendet me lindshmëri më të ulët, por falë politikave konkrete patriotike të Viktor Orbanit është në rritje. Do ta mundësojmë përmes vënies në jetë të 5 prioriteteve që përmbajnë masa konkrete për forcimin e kombit, që kanë prioritet fuqizimin e familjes shqiptare. Për të arritur këtë objektiv do forcojmë arkëtimin e të ardhurave ne buxhetin e shtetit. Kemi një program, të qartë për të rritur të ardhurat që bazohet në përvojat më të mira të rajonit tonë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zalli kirit: 28/08/2024 11:30

    Kur ishte LSI jala u kthente ne prostitucion partie

    Përgjigju
  • Toma: 28/08/2024 09:54

    Kot e ke qe perpiqesh te na mbushesh mendjen ,te hiqesh si patriot ,populli nuk eshte budalla te njohin shume mire ty dhe familjen tende qe je nje badakci, hajdut,palaço i peshtire..

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/08/2024 04:40

    Në letra do e bësh 40 milion shqiptarë Shqipërinë. Por realisht 1.8 milion do jenë me gjithë diasporë.

    Përgjigju
  • goni: 28/08/2024 03:12

    TI JE shkaku ilir,, qe shqiptaret ikin,,,bashke me saliun...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion