TIRANË- Kuvendi duhet të kultivojë tolerancën dhe respektin. Ky ka qenë mesazhi që kreu i Parlamentit Ilir Meta ka përcjellë nga salla e seancës plenare me të rinj ekselentë nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, në simulimin e një forumi sipas modelit të Kombeve të Bashkuara. Meta u shpreh se konsensusi është një ndër elementët më të rëndësishëm, që do të ushqehet nga përfshirja e të rinjve në politikë, pasi politika mbetet ende mënyra më ndikuese në jetën e individëve.
"Dikur salla e Kuvendit drejtohej nga një parti, e ndërsa sot në sistem shumëpartiak, është e nevojshme të rivendoset etika parlamentare, dhe Kuvendi të vihet në dispozicion të shqetësimeve të qytetarëve. Kjo sallë ka nevojë për të qenë arena e tolerancës, etikës, llogaridhënies. Kjo sallë ka detyrë të paralajmërojë rreziqet që shqetësojnë vendin, që për mua është varfëria. Sot ju të diskutoni për tema globale, jam i sigurt me më tolerancë, pa konfliktualitet, me maturi dhe me etikë parlamentare", tha Meta nga foltorja e Kuvendit.
Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i pranishëm në këtë forum, si një nga mbështetësit kryesorë së bashku me përfaqësinë e OKB në vendin tonë, theksoi se është e rëndësishme që gabimet e së shkuarës të mos përsëriten. Investimi për këtë, sipas tij duhet të fillojë tek vetë të rinjtë, pasi investimi i drejtpërdrejtë tek ta është investim për të ardhmen.
“E ardhmja duhet të bëhet më e bukur sipas modelit të Kombeve të Bashkuara dhe të rinjtë janë ata që do e përqafojnë më shpejt këtë model, duke filluar që nga kthimi i shkollave ku ata mësojnë në qendra komunitare”, u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com