Meta 'merr përsipër' përballjen me Ramën: Shtojmë aksionin! Protestat e denoncimet e opozitës kanë dhënë rezultat

Në mungesë të një koke të opozitës dhe me aleatin e tij Sali Berishën në arrest shtëpie, Ilir Meta ka intensifikuar daljet para mediave.

Këtë të premte, kreu i Partisë së Lirisë, që duket se i ka vendosur vetes barrën e përballjes me qeverinë, tha se opozita do të intensifikojë aksionin ndaj atij që e quan narkoshtet.

“Opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër veç intensifikimit të aksionit të saj në përballje me narko-qeverinë, mediat ndërkombëtare ia kanë bërë të ditur gjithë botës se cfarë përfaqëson një qeveri që i ka rrënjët në krim e në trafiqe. Ne do vazhdojmë këtë front në përballje me qeverinë, çdo qelizë e shtetit është infektuar rëndë nga korrupsioni”

Edhe hetimet e drejtësisë, për të cilën kujdeset sërish të theksojë se është selektive, Meta thotë se vijnë për shkak të presionit opozitar.

“Rezultati është vazhdimësia e pandërprerë e këtyre protestave, përshkallëzimi do të japë rezultate, proceset e hapura edhe pse të vonuara e selektive (5D, inceneratorët) kanë qenë pas denoncimeve të opozitës, do vazhdojmë edhe denoncimet me intensitet të shtuar.”

Meta tha se edhe situata ekonomike në vend, po bëhet gjithnjë e më e rëndë, duke çuar drejt greminës ekonominë familjare të shqiptarëve.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2024 02:10

    C'qenkan kordinuar keta te dy ne veshje?! Duken sikur jane ne stendat e frutave te supermarketit,limon e lime,kane dhe pak ngjasim me kolorizimin e flamurit braziljan,vetem rrethi blu me yje e me fjalet /order and progress/ne qender mungojne dhe tabloja plotesohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median