TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta merr pjesë në sesionin e VII të Asamblese Parlamentare të Mesdheut në Marseille, Francë.

Mësohet se në punimet 3-ditore të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, kryetari Meta do të mbajë një fjalë. Asambleja do të diskutojë për prioritetet e rajonit të mesdheut, me fokus në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit në Mesdhe.

Në këtë sesion, Meta merr pjesë me ftesë të kryetarëve të dy Dhomave të Parlamentit të Francë, Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit të Francës, Jean-Pierre Bel. 

Në përbërje të delegacionit Shqiptar, marrin pjesë edhe deputetët Dashamir Shehi dhe Klodiana Spahiu.

Redaksia Online
(e.sh/shqiptarja.com)