Meta merr pjesë në meshën e kishës 'Zoja e Shkodrës' në SHBA, bën shqiponjën me shqiptarët atje

Meta merr pjesë në meshën e kishës 'Zoja e Shkodrës' në SHBA, bën shqiponjën me shqiptarët atje

Presidenti Ilir Meta me komunitetin e kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York.

Në prani të famulltarit Dom Pjetër Popaj, klerikëve e besimtarëve të shumtë, presidenti Meta përshëndeti bashkatdhetarët e shumtë.

Para tyre Meta mbajti një fjalë të shkurtër ku edhe shprehi mirënjohjen e tij për të gjithë shqiptarët në Amerikë që kanë ruajtur identitetin kombëtar.

Mirënjohje për gjithçka që shqiptarët në Amerikë kanë bërë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që ju bëni duke i bashkuar të gjithë shqiptarët në SHBA.  Të forcojmë identitetin kombëtar, bashkëpunimin e tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Bashkëpunim për qëllimet më të larta që i shërbejnë vendit tonë dhe kombit tonë. Nder dhe privilegj të takoja në Vatikan, Atin e Shenjtë Papa Françesku. Kënaqësi e jashtëzakonshme, për të dëgjuar lutjet e bekimet e tij për kombin tonë. Porosia e Atit të Shenjtë, për të forcuar harmoninë tonë ndërfetare. Porosia e Papës, të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Bekimet e lutjet e tij për kombin tonë, të na japin sa më shumë forcë, dashuri e bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Sa i përket vitit të heroit kombëtar, Meta u shpreh se falë kësaj figure ekzistojmë si komb.

Ky është viti i Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe falë kësaj figure ne ekzistojmë si komb. Vepra e Skënderbeut e jashtëzakonshme, na mbrojti nga asimilimi e forcoi identitetin tonë evropian.

Ilir Meta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë