Meta mesazhe politikës shqiptare përmes Konferencës së Pezës: Është amanet për tu bashkuar për interesin kombëtar! (VIDEO)

Në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti Ilir Meta nuk la pas komentet për situatën politike në vend, duke e lidhur me shembullin që duhet marrë nga patriotët shqiptarë që dhanë jetën për lirinë e vendit. Meta 'thumboi' sërish edhe procesin zgjedhor të 30 qershorit, kur vuri theksin tek pluralizmi i Konferencës së Pezës ku morën pjesë pa bindje politike, fetare, e ideje. Meta tha se nën shembullin e Pezës, edhe politika aktuale shqiptare duhet të bashkëpunojë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, tashmë që është në pritje të vendimit të rëndësishëm për hapjen ose jo të negociatave për tu anëtarësuar në bashkimin Evropian.

"Të nderuar nënkryetar i Kuvendit Zonja Hysi, i nderuar zv.kryeministër zoti Braçe, i nderuar kryetari i Bashkisë, zoti Veliaj, të nderuar përfaqsues të Kuvendit, përfaqësues të pushtetit vendor dhe gjithë indstitucioneve, të nderuar pezakë. Vimë të përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndresë, dhe besa-besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm histori, por që është edhe një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen pa dallim feje, krahine dhe ideje për interesin kombëtar. Peza në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe e ekspozuar ndaj pushtuesit, u dogj, u masakrua si asnjë krahinë tjetër, por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës dhe kujtimit  së patriotit të paharruar Myslym Peza, i cili bujti këtë Konferencë e cila është historike sepse në një kohë të errët të pushtimit ishte Konferenca e parë pluraliste në vendin tonë e cila dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin e madh kombëtar. Jemi në prang të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut, një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë, jo vetëm në respekt të historisë, por edhe të ruajtjes së atyre vlerave e trashëgimie për ta investuar për edukimin patriotik të fëmijëve tanë. Në mënyrë që të gjithë tas kuptojne se sa ka arritur Shqipëria e ka përmes sakrificave sublime të paraardhëse tanë.

Peza nuk është mund të mbetet vetëm histori, por është amaneti i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar vendimin madhor të Konferencës së Pezës për bashkimin e shqiptarëve për clirimin e Shqipërisë. Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë, ndaj është koha për të mos e vonuar më këtë proces për shkak të antagonizmit politik të parpinciptë, por është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra të ngushta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë sa më e shpejtë, sa më e prekshmë për fëmijët tanë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta krah mazhorancës në Pezë: Aktorët politikë t'i kërkojnë BE-së 'PO-në' e negociatave...të bëhet e qartë kush i pengon (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta