Meta: Mesazhet e SHBA të qarta
kërkohet thellim i reformave 

Meta: Mesazhet e SHBA të qarta<br />kërkohet thellim i reformave 
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zgjedhur dje një konferencë shtypi për të përshëndetur vizitën e kryeministrit Rama në SHBA. Ai e quajti të suksesshme vizitën, dhe tha se mesazhet janë të qarta: mbështesin reformat dhe kërkojnë thellimin e tyre. “Së pari, dëshiroj të përshëndes vizitën e suksesshme të Kryeministrit Rama në Washington dhe takimet me Presidentin Obama dhe zv.Presidentin, Biden.

Kjo vizitë është demonstrim i qartë i partneritetit strategjik që Shqipëria ka me SHBA dhe konfirmim i qëndrueshmërisë së politikës tonë të jashtme, angazhimin në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe rolit konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Mesazhet e vizitës janë të qarta. SHBA mbështet rrugën e reformave dhe bën thirrje për thellimin e tyre, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”-tha Meta. Po ashtu, në të njëjtën dalje ai citoi dhe rezolutën për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian si nxitëse të mëtejshme të reformave. “Rezoluta është një inkurajim për Shqipërinë, Kuvendin, Qeverinë dhe të gjitha institucionet për të vazhduar dhe thelluar reformat dhe përmbushur pa vonesë miratimin e reformës në drejtësi.

Rezoluta kërkon implementimin e reformave. Është përgjegjësi e klasës politike ta lexojë në mënyrën e duhur rezolutën, e cila duhet të jetë një udhërrëfyes dhe të bashkojë palët për çuarjen përpara të reformave dhe hapjen e negociatave. Rezoluta është një thirrje për të lënë mënjanë diferencat dhe retorikën e panevojshme dhe të fokusohemi në prioritetet madhore. Me këtë rast, përshëndes vendimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin dhe besoj në angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve për çuarjen përpara të reformave madhore për vendin”-tha Meta.

Referuar Raportit të DASH dalë këtë javë, ku korrupsioni ngrihet si një shqetësim tejet madhor, Meta tha: “Çdo kritikë dhe çdo sugjerim do të lexohet me vëmendje. Besoj se thellimi i reformave do të ndihmojë për të adresuar të gjitha këto shqetësime edhe të shprehur në raportin e Departamentit të Shtetit”. I pyetur nëse ai do të ketë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Meta preferoi t’i përgjigjej me një përshëndetje për Partinë Demokratike. “Kam qenë dhe do të jem pa asnjë diskutim, por më e rëndësishme, jam i bindur është të ecim përpara me reformën në drejtësi dhe ju e dini qëndrimin e LSI-së që është një qëndrim shumë i qartë në këtë drejtim. Dhe së dyti, do të përshëndesja dhe dhënien fund të marrëdhënies të kushtëzuar me parlamentin nga ana e Partisë Demokratike, gjë që besoj do të shërbejë si premisë pozitive për t’u bashkuar të gjithë së bashku, sa të jetë e mundur, për ecurinë e reformave me ritmin e duhur”-përfundoi Meta.
 
Opozitës
“Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin dhe besoj në angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve për çuarjen përpara të reformave madhore për vendin”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv