TIRANE - Kreu i LSI-së është takuar sot me studentët e një universiteti privat në Tiranë, të cilëve u ka folur për zhvillimet e fundit politike.
Ai përmendi dhe miratimin e tre ligjeve duke e konsideruar një akt përgjegjësie dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike. Këtë ngjarje të madhe, Meta e lidhi dhe me suksesin e djeshëm të Elhaida Danit në “The Voice of Italy”, si një ngjarje pozitive për vendin tonë.
“Tre ligjet theksoj që janë miratuar në kulmin e fushatës që tregon se janë një akt përgjegjshmërie. Shpresojmë që ngjarje të tilla të ketë sa më shpesh që të ecim sa më shpejt drejt një Shqipërie me standarte të larta dhe ngjarja e dytë ka qenë suksesi i Elhaidës. Një Shqipëri që ecën më shpejt drejt Bashkimit Europian, duke treguar anën më pozitive të vendit tonë”, tha kreu i LSI, Ilir Meta.
Sipas Metës, duke i'u referuar raportit të fundit të Bankës Europiane ekonomia shqiptare është në një moment kritik dhe “kohët e arta të ‘bumit’ ekonomik kanë përfunduar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Evropës”.
“Ne jemi në një moment tepër kritik, por me një angazhim të përgjegjshëm dhe tepër efektiv të politikave ekonomike, shumë shpejt mund t’i kthehemi rritjes ekonomike dhe të shënojmë një progres të dukshëm. Kohët e arta të bumit ekonomik ,të kredive pa fund të dhëna nga bankat ka përfunduar jo vetëm këtu, por dhe vendet e tjera, ndaj jemi në një moment reflektimi dhe vendimmarrje për të rikonstruktuar ekonominë tonë që të mos bie në reçesion, por të përgatitemi për të rimarrë veten për një zhvillim afatgjatë. Raporti i fundit i Bankës Evropiane për Zhvillim për 3 mujorin e parë thuhet se Shqipëria ka shënuar rënie", u shpeh Meta.
Meta u ndal gjithashtu edhe në disa pika konkrete të programit elektoral të LSI-së. Një prej tyre ishte punësimi, të cilën ai e konsideroi si një nga prioritetet më kryesore, që duhet realizuar në një kohë sa më të shkurtër dhe duke vendosur themele afatgjata.
Pikë tjetër krysore e programit është dhe arsimi, i cili luan një rol vendimtar për punësimin e të rinjve, duke theksuar që çdo i ri që ka dëshirë do të arsimohet. Më pas, Meta u dal dhe te bujqësia, ku sipas tij duhet bërë një revolucion agrar në mënyrë që të rritet ekonomia e vendit dhe të synohet ulja e importeve dhe rritja e eksporteve.
“Sipas vlerësimit tonë është e domosdoshme të kemi një revolucion agrar, në kuptim e zhvillimit të bujqësisë sepse është vendimtare për rritjen ekonomike të vendit, që synon uljen e importeve dhe rritjen e eksporteve.
Është e domosddoshme që të mbështetet nga politikakonkrete. Mbështetja e këtyre shoqërive bujqësore, përsa i takon lejes së makinerive merr një prioritet të dorës së parë në programin tonë që parashikon një subvencionim prej 25 %.
Politika e taksave është shumë e rëndësishme. Ajo është në funksion të politikave ekonomike që ka vendi. Është e rëndësishme që të përmirësohen avantazhet konkurruese të Shqipërisë në krahasim me vendet e rajonit. E gjithë politika e taksave të synojë rritjen e punësimit sidomos të të rinjve”, përfundoi Meta.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com