Meta-Mogerinit: Shqipëria ka një 
 rrugë, atë të ecjes drejt BE-së

Meta-Mogerinit: Shqipëria ka një <br /> rrugë, atë të ecjes drejt BE-së
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta teksa ka takuar sot  përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka thënë se, Shqipëria nuk ka alternativë tjetër për të ecur përpara veç rrugës së saj drejt bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të gjitha strukturave të Bashkimit Evropian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në këtë drejtim u theksua rëndësia e avancimit me axhendën e reformave të nevojshme ku kryefjalë është reformimi i sistemit të drejtësisë, si një hap i nevojshëm jo vetëm për hapjen e negociatave me BE, por edhe për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe rritjes së klimës së biznesit për investimet e huaja.

Federica Mogherini vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe avancimit të axhendës së reformave, të cilat vendet anëtare të BE i konsiderojnë si thelbësore për sundimin e ligjit dhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe vuri theksin në rëndësinë e përmbylljes me sukses të reformës në drejtës.

Gjatë takimit, Meta dhe Mogherini diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë me fqinjët e saj si dhe u shkëmbyen mendime mbi menaxhimin e krizës së refugjatëve, e cila kërkon një përqasje të përbashkët evropiane.

mogherini dhe meta

meta dhe mogherini

meta dhe mogherini

meta dhe mogherini
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'