Konferenca u fokusua në sigurinë e burimeve natyrore për Gjermaninë dhe për Bashkimin Evropian, me theks të veçante në vizionin dhe politikat e hartuara nga BE, për forcimin e partneriteteve me vende në zhvillim që ofrojnë burime natyrore dhe lëndë të para.
Konferencën e përshëndeti edhe Kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel e cila u përqendrua në fjalën e saj në hapjen e tregut gjerman për vendet me burime natyrore me qëllim ndërtimin e një partneriteti te qëndrueshëm për të siguruar rritjen ekonomike për të dy palët. Në këtë kuadër, ajo përshëndeti iniciativën e Bashkimit Evropian për Burimet Natyrore dhe theksoi se Gjermania është e interesuar që BE të funksionojë si një bllok i bashkuar për të operuar me efikasitet në një situatë të re konkurueshmërie në botë.
Në konferencë morën pjesë edhe personalitete të tjera politike si Antonio Tajani, Zv. President i Komisionit Evropian, si dhe shumë parlamentarë dhe përfaqësues të biznesit në Gjermani.
(im/shqiptarja.com)