FIER - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, zhvilloi një takim në Komunën e Krutjes me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në këtë komunë si edhe në Komunat Bubullimë edhe Kolonjë, komuna të Qarkut të Fierit.
Meta tha se për të shkuar drejt Bashkimit Evropian është e nevojshme bashkëpunimi mes forcave politike.
A deklaroi se LSI është konfirmuar fuqishëm si një faktor i domosdoshëm i stabilitetit të vendit, si një faktor shumë i rëndësishëm për të detoksikuar klimën politike në vend. “Ne jemi ndryshe nga ata të cilët përpiqen të helmojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë me akuza, me fyerje, që përpiqen të shfrytëzojnë çdo tribunë, që nga Parlamenti, e kudo tjetër vetëm për të mbjellë urrejtje ndaj njëri-tjetrit.
Duke përfunduar fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Komunën Krutje para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i bëri thirrje palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të krijuar një klimë sa më pozitive për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes së lirë sepse në këtë mënyrë sipas tij ndihmohen shqiptarët për të ruajtur vendet e punës, por edhe që të gjejnë vende të reja të punës.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com