Meta në kongresin e DPS në Mal të
Zi: Miqësia jonë shembull në rajon

Meta në kongresin e DPS në Mal të<br />Zi: Miqësia jonë shembull në rajon
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me ftesë të Kryetarit të DPS-së dhe Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përshëndeti sot punimet e Kongresit të 7-të të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në këtë aktivitet, Meta çmoi marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me Malin e Zi, të ndërtuara jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike dhe kulturore, por edhe falë popullsisë shqiptare, e cila është një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve.

“Unë pata kënaqësinë të dëgjoj disa përfaqësues të partive shqiptare këtu, ashtu siç kam kënaqësinë të përfaqësoj të gjithë shqiptarët e Shqipërisë sot këtu dhe në radhë të parë koalicionin qeverisës të Shqipërisë, ‘Aleancën për Shqipërinë Europiane’. Mali i Zi është një vend i mrekullueshëm dhe miqësia e natyrshme që ekziston mes nesh është një shembull për të gjithë rajonin, dhe për këtë ne jemi krenarë”, - u shpreh Meta, duke shtuar se meritat e zhvillimit të jashtëzakonshëm të Malit të Zi në këto dy dekada i takojnë pikërisht Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në lidershipin e Milo Gjukanoviçit.

Ne e çmojmë shumë zhvillimin e jashtëzakonshëm demokratik të Malit të Zi gjatë këtyre dy dekadave dhe është e qartë si kristali se shtylla kurrizore e këtij progresi substancial të Malit të Zi në këto dy dekada ka qenë pikërisht Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) me lidershipin e Milo Gjukanoviçit. Ajo ka bërë të mundur, jo vetëm Malin e Zi si një shtet të pavarur, por edhe Malin e Zi si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në të gjithë rajoni tonë”, - deklaroi më tej Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, Meta theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një të ardhme të vetme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe uroi që përmes këtij kongresi të fitohen energji të reja për të përballuar me sukses sfidat e Malit të Zi, por edhe sfidat e përbashkëta për të gjithë rajonin tonë.

“Unë dua t’ju siguroj se tek Shqipëria do të gjeni gjithmonë një fqinj dhe një mik të vërtetë e të besueshëm, ashtu siç e shohim dhe e ndjejmë edhe ne Malin e Zi. Dy vendet tona kanë një të ardhme të vetme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ju keni avancuar më përpara në rrugën e negociatave me BE-në, ne nga ana tjetër jemi anëtarë të NATO-s prej disa vitesh. Shumë shpejt, ne do jemi me ju në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, dhe ju do jeni me ne të anëtarësuar në NATO. Kjo është rruga që na bashkon, kjo është e ardhmja që na pret ndaj iu uroj përmes këtij kongresi të fitoni energji të reja për të përballuar me sukses sfidat e Malit të Zi, por edhe sfidat e përbashkëta për të gjithë rajonin tonë, për paqe dhe prosperitet për të gjithë popujt tanë. Edhe një herë suksese”, - tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
meta
meta
meta
meta
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)