LUSHNJË - Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një miting në qytetin e Lushnjës, takim ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Gjatë këtij takimi përmbyllës të fushatës së LSI-së në Lushnjë mori pjesë dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun Fier. Lideri i LSI, Meta në fjalën e mbajtur në këtë takim u shpreh se "Shqipërinë dhe shqiptarët i ndajnë vetëm 3 ditë nga dita kur të gjithë do të fillojmë të ecim më shpejt drejt zhvillimit".
Edhe pak ditë, edhe pak orë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur lushnjarët, fierakët dhe mallakastriotët do të jenë një krye të vendimit të shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve për të ecur më shpejt". Me ritmet e Sali Berishës, Shqipëria jo vetëm që nuk ecën dot më shpejt, jo vetëm që rrezikon të mbetet në vend, por rrezikon të kthehet prapa", theksoi Meta.
Raporti i fundit i Bankës Botërore, i publikuar dje, tregonte qartë se 60 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë me 2 deri në 5 dollarë në ditë. Pra, në një varfëri të skajshme. Ndërkohë që, mundësitë dhe resurset janë të jashtëzakonshme por që kërkojnë një lidership vizionar për të arritur që këto potenciale të shfrytëzohen në të mirë të lushnjarëve, të fierakëve, të të gjithë myzeqarëve, të mallakastriotëve dhe gjithë shqiptarëve.
Berisha mburret se ka dhënë një mbështetje me pikatore për bujqësinë, ndërkohë që duhet t’i kërkojë falje Lushnjes, Fierit dhe gjithë Myzeqesë se ishte ai 20 vjet më parë që frymëzoi shkatërrimin e kanaleve vaditëse të kullimit, të të gjithë infrastrukturës bujqësore, në emër gjoja të luftës kundër komunizmit. Ndërsa pak kohë më parë u detyrua të miratonte ligjin për shoqëritë bujqësore. Por ju nuk keni ndërmend të prisni që ai të bëjë autokritikë sepse kjo nuk ka as vlerë. Ai edhe tre ditë është kryeministër dhe në 23 qershor Lushnja, Myzeqeja, Fieri, Mallakastra i thotë njëherë e mirë Sali Berishës: ‘Ta gëzosh pensionin, sepse ne do të ecim më shpejt. Sepse ne nuk ngopemi më me lugën bosh. Nuk ngopemi më me premtime boshe”.
"I bindur në humbjen e tij të jashtëzakonshme, ai vrapon sa në një miting në tjetrin me shpresën se koha do të zgjatet, se dita do të zgjatet, se nata do të zgjatet dhe 23 qershori, dita e humbjes së tij, nuk do të vijë. E ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja në kohën kur lulëzoi, pra në kohën e Berishës së parë, por shqiptarët nuk kanë më ndërmend të investojnë për një alternativë, që e ka mbyllur ciklin e saj", theksoi Meta për Berishën.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com