Gjatë kësaj vizite, dy kryetarët Meta dhe Pajovic vizituan një urë të vjetër lidhëse mbi lumin Cem që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe patën rastin të shijonin mikpritjen e ngrohtë të disa banorëve të zonës që përbëhet nga një shumicë shqiptare të Malit të Zi.
Gjatë kësaj vizite, Meta bashkëbisedoi me drejtuesit lokalë të zonës ku theksoi se përfundimi i rrugës që lidh Plavën, Gucinë dhe zonën e Malësisë me Shqipërinë duhet të vazhdojë pa vonesa dhe për këtë inkurajohet angazhim i përbashkët nga të dy vendet.
Në këtë kuadër Meta dhe Pajovic ndanë bindjen se kjo pasuri e përbashkët natyrore që lidh dy vendet fqinje duhet ruajtur dhe duhet zhvilluar përmes projekteve ndërkufitare eko-turistike që do t’i shërbejnë mirëqenies dhe punësimit të popullsisë në të dy anët e kufirit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)