TIRANE - Kreu i LSI, Ilir Meta në një intervistë te Top-Story konfirmoi marrëdhëniet e mira me koalicionin e majtë,ku sipas tij rimëkëmbja e ekonomisë si dhe punësimi ishin pikat lidhëse me të. Ai theksoi se LSI do të fitojë mandatin e tretë në Qarkun e Fierit edhe pas deklaratave të ish-deputetit të LSI, Dritan Prifti se LSI nuk do të fitojë në këtë qark.
“LSI po punon për mandatin e tretë në Fier. Elektorati është i qëndryeshëm. Rasti im nuk është t`i prish diçka Berishës e t`i rregulloj Ramës apo të vë një bast për këta. Sfida e LSI që unë drejtoj është që të ndihmojmë vendin që të shkëputet nga kjo mënyrë e të bërit politikë, politik për protagonizëm duke goditur njëri-tjetrin pa asnjë vetëpërmbajtje.
Ky do të jetë rezultati më i mirë që do të marrë LSI. Do të jetë një fitore me rezultat dyshifror”, tha kreu i LSI. Ai garantoi ndër të tjera, se koalicioni i majtë nuk do të rri më në opozitë. “Ne në opozitë nuk do rrimë më. Duhet të ndihmojmë që të mos jetë më tragjedi në të ardhmen të qenurit në opozitë”, u shpreh Meta.
Lidhur me pyetjen e kryeministrit të ardhshëm në vend, Meta theksoi se do të zbatohet Kushtetuta. “Unë apo qoftë dhe LSI nuk do të bëhemi faktorë për ambicie të ngushta. Jemi në bashkëpunim konsturktiv dhe jam i bindur se çdo gjë do funksionojë në respekt të Kushtetutës dhe votës që do të japi populli shqiptar”, u shpreh aleati i PS. Ndërkohë që konfirmoi se ka qenë dhe do të jetë me Edi Ramën në fushatën zgjedhore.
RAPORTI ME BERISHËN
Lidhur me raportet apo dhe qëndrimet në fushatën zgjedhore të LSI, Meta tha se nuk është etike që të shajë a të akuzojë atë me të cilin ka qënë në koalicion. “Natyrisht askush nuk duhet të presë që unë të akuzoj apo akoma më tepër të shaj z. Berisha për shumë arsye.
Sepse e para, kjo nuk është se na ndihmon ne të evidentojmë më mirë qëllimet tona, prioritetet tona dhe ajo që intereson vendit apo që i intereson qytetarëve. E dyta, nuk është shumë etike sepse deri para disa muajsh unë edhe kam bashkëpunuar me të, ndërsa sa i takon raporteve brenda koalicionit mendoj se raportet janë mjaft konstruktive.
Objektivat janë të përbashkëta,prioritete janë të përbashkëta, ndërsa çështja pse e bëjnë fushatën vetëm dhe pse nuk e bëjnë bashkë, është më shumë e stisur. Sepse PBDNJ-ja që është në koalicion e bën fushatën më vete apo edhe partitë e tjera e bëjnë fushatën më vete”, tha Meta.
ÇËSHTJA ÇAME
Meta tregoi dhe një herë mbështetjen që ka për çështjen çame. “Çështja çame, ka qëenë në program të LSI që në 2004. Unë e kam mbështetur edhe nga Athina. Marrëdhëniet i kemi të mira me këdo. Kjo është e rëndësishme që të avancojë”, u shpreh ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com