Meta në Tetovë: 100 vitet e
ardhshme, bashkimi i shqiptarëve

TETOVE - Me ftesë të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë festive të 100-vjetorit të Pavarësisë në Tetovë.

Meta dhe Thaçi në kuadër të festimeve morën pjesë në zbulimin e pllakës dhe fotografisë përkujtimore të ish-kryetarit të PDSH-së, Arben Xhaferri, në qendër të Tetovës.

Me pas ceremonia u transferua në Pallatin e Kulturës, ku u mbajt Akademia solemne me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, gjatë së cilës u mbajt një minutë heshtje në nderim të Arben Xhaferri.

Gjatë fjalimit të mbajtur Meta shprehu mbështetjen e Shqipërisë dhe në veçanti të LSI-së për shqiptarët e Maqedonisë dhe të drejtat e tyre.

Meta u shpreh se 100 vitet që vijnë janë vite të lulëzimit të kombit shqiptar dhe se e ardhmja duhet të vërë në vend padrejtësitë që i janë bërë kombit tonë.
“Këto 100 vite kanë qenë të vështira, kanë qenë vite të mbijetesës së shtetit që u krijua me përpjekjet e saktificat e shqiptarëve nga të gjitha trojet”, u shpreh Meta.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq