Meta:Na duhet që t’i japim rinisë
mundësi për formim profesional

Meta:Na duhet që t’i japim rinisë<br />mundësi për formim profesional
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorë të Shijakut, ku kandidatët për deputetë të LSI në qarkun Durrës prezantuan programin elektoral.
 
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili u shpreh se të rinjtë duhet të kenë mundësi për një për formimin e duhur profesional dhe duhen mbështetur me grante për të nxitur hapjen e bizneseve të reja.
 
“Na duhet që t’i japim rinisë mundësi për formim profesional t’i japim mundësi për grante për kredi me interes të butë për të hapur biznes. Na duhet të çojmë përpara planin për 100 mijë vende pune të reja vetëm për të rinjtë, duke subvencionuar pjesën e pagës për çdo të ri që punësohet nga një punëdhënës për një kohë të caktuar.

Që të subvencionojmë sigurimet shoqërore, shëndetësore për çdo të ri që punësohet për herë të parë për një vit në mënyrë që ne të bëjmë një Shqipëri kur të rinjtë çdo ditë të ndihen të sigurt se qeveria se Shqipëria është e tyre”, tha Meta, duke shtuar se ekonomia nuk mund të rritet dhe nuk mund të formalizohet pa ulur taksat e larta.
 
“Pa uljen e taksave nuk mund të zhvillohet një vend me kaq shumë probleme. Pa ulur kostot e biznesit, pa formalizuar ekonominë, nuk mund të rritet ekonomia jonë. Programi i LSI-së për uljen e taksave është njëkohësisht programi që sjell hapjen e 170 mijë vendeve të punës ku 100 mijë janë vetëm për të rinjtë dhe të rejat”,
deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit.
 
Ndërsa, kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun Durrës, Lefter Koka, tha para të pranishmëve se Shijaku, ashtu si gjithë Shqipëria, ka nevojë për zhvillime e përkushtim dhe se këtë mund ta bëjë një forcë politike që di të dëgjojë dhe të zgjidhë hallet e qytetarëve.
 
“Shijaku duhet të ketë një zhvillim shumë më shumë se sa në këtë qendër. Shijaku ka shumë ish-komuna që janë në mjerim. Shumë komuna ku ndarja e tokave dhe hipotekimi i tyre është bërë me mbivendosje dhe kërkon përkushtim.

Kërkon një forcë politike e cila nesër do të jetë në qeverisje të di të dëgjojë dhe të zgjidhë problematikat rast pas rasti dhe vetëm ashtu mundesh t’i zgjidhësh, kur je në një bashkëbisedim të tillë, të bësh gjërat e duhura dhe të zgjidhësh problematikat e një zone siç është edhe Shijaku”,
theksoi Koka.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve