Meta në Berat: Fitorja në zgjedhjet 
 e 21 qershorit e padiskutueshme

Meta në Berat: Fitorja në zgjedhjet <br /> e 21 qershorit e padiskutueshme
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët  të strukturave të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe strukturave të Forumit Rinor Eurosocialist ku u prezantua edhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane  për Beratin, Petrit Sinaj.
 
Të pranishëm në këtë takim ishin Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço,deputetët e LSI-së, znj. Silva Caka, z. Gledion  Rehovica, deputetët e PS-së, z. Eduard Bejko, znj. Anila Agalliu si edhe kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Fadil Nasufi.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta përgëzoi të rinjtë e FRESH-it dhe të rinjtë e LRI-së për entuziazmin dhe shtoi se këto dy struktura janë bashkë jo vetëm për të majtën e bashkuar, por janëi bashkuar në radhë të parë për të ardhmen Beratit dhe projektin e Aleancës për Shqipërinë Europiane që synon që bashkinë e re e Beratit ta kthejë në një bashki model për të gjithë Shqipërinë dhe ku të gjithë të rinjtë e Beratit të gjejnë të ardhmen e tyre.
 
“ Unë jam i sigurt që ju e ndjeni që vetëm në një vit e gjysmë të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Evropiane, vëmendja e shtuar ndaj Beratit. Mjafton vetëm pak metra më tej të dalim dhe do të shohim një projekt të jashtëzakonshëm që e rivlerëson të gjithë qytetin dhe është një projekt që do të vazhdojë, që do të prekë edhe zonat e tjera të qytetit të Beratit, ashtu sikurse mjafton të shohim që rruga e lënë pas dore  për një kohë të gjatë Lushnjë Berat është duke përfunduar edhe pse qeveria e re gjeti borxhe të jashtëzakonshme dhe nuk e ka atë luksin për të bërë investime pa fund, për rrugën Lushnjë Berat, vendosi që ajo të jetë një vepër që do të përfundojë s amë shpejt dhe kjo gjë do të ndodhë, është një realitet”, tha z. Meta.
 
Kreu i LSI deklaroi se Berati gjithnjë ka qenë një përkrahës i jashtëzakonshëm i së majtës dhe i progresit. “Berati gjithmonë e ka pasur merak atë bashkimin së majtës dhe tani ky është një realitet i fuqishëm, është një projekt strategjik. Tani është momenti që të rinjtë e Beratit të jenë më aktiv sikurse e thanë edhe shumë nga kolegët e nderuar që morën fjalën për të propozuar projektet, përmes ideve të tyre, përmes pjesëmarrjes së tyre, përmes shqetësimeve të tyre që ky qytet  sa historik, të ndihet edhe sa më i ri, përmes gjallërisë që vjen nga pjesëmarrja e të rinjve,  nga entuziazmi i të rinjve, nga zhvillimi i talenteve të tyre, i pasioneve të tyre, dhe unë jam i bindur që me Petrit Sinën dhe me mazhorancën dërrmuese të këshillit bashkiak PS-LSI dhe të gjithë “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, me të rejat dhe me të rinjtë që do të jenë edhe pjesë e këtij këshilli ne do të arrijmë që qyteti i Beratit të jetë një nga qytet me jetën më aktive, më dinamike, të jetë një qytet i cili të jetojë vazhdimisht dhe jo siç kemi ndjerë me keqardhje shpesh një lloj pesimizmi në të kaluarën”, theksoi z. Meta duke shtuar se ka ardhur koha për  një optimizëm të bazuar në mënyrë të veçantë tek energjia e të rinjve. Z. Ilir Meta shtoi se Bashkia e re ofron mundësi të reja që me hapësirën e saj të madhe të krijojë mundësi për një zhvillim më të integruar dhe që do të krijojë mundësi për nxitjen e investimeve, dhe për rritjen e punësimit sidomos për të rinjtë. “Nxitja e punësimit, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, do të jetë një prioritet i veçantë dhe natyrisht kjo edhe për këshillin e ri të bashkis. Të gjithë duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu sepse jo rastësisht ky qytet ka qenë i njohur dhe i zhvilluar mijëra vjet më parë. Nuk ka asnjë arsye që kjo gjë të mos ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme sot kur kemi këtë rini kaq të edukuar dhe kaq të arsimuar. Patjetër që Berati ka qenë mjaft i njohur edhe në fushën e kulturës dhe të artit por edhe të sportit. Sigurisht që Berati meriton kushte më të mira, dhe ambiente më të mira për të zhvilluar talentet e të rinjve të Beratit në të gjitha këto fusha dhe padyshim edhe në atë të sportit,sepse Berati ka pasur kampionë dhe rekordmenë të jashtëzakonshëm . Unë besoj se duke investuar më shumë në drejtim të sportit, ne do të arrijmë të kemi jo vetëm një rini shumë aktive, por do të kemi mundësi që Berati të vazhdojë të kontribuojë akoma më shumë në të ardhmen”, tha z. Meta.
 
Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i LSI-së shprehu bindjen e plotë se fitorja në zgjedhjet e 21 qershorit do të jetë e padiskutueshme jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë.
 
“Por kjo nuk do të thotë që ne të mos bëjmë një fushatë shumë aktive siç e meriton populli i Beratit  që do të thotë të dëgjojmë me shumë përkushtim shqetësimet e shumë qytetarëve dhe padyshim të qytetarëve dhe të shumë të rinjve dhe të reflektomë bazuar në këto shqetësime dhe në këto halle që ata kanë dhe që shprehin për ti bërë ato pjesë të projektit tonë, jo vetëm të pushtetit vendor, por edhe të përmirësimit të mëtejshëm të qeverisje në shërbim të qytetarëve. Ndaj unë besoj se edhe ju të rinjtë dhe të rejat e Beratit, të FRESH-it dhe të LRI-së do të ndërmerrni një fushatë mjaft aktive në këtë drejtim sepse një pjesë e mirë e juaja është mjaft e përfaqësuar edhe në këshillin e ri të bashkisë së Beratit”, tha z. Meta. Kreu i LSI-së u shpreh se fitorja vjen nga fuqia  e bashkimit të së së majtës dhe të gjithë forcave progresiste në vend dhe padyshim që vjen në radhë të parë nga energjia e të rinjve.
 
“Unë besoj se Berati,s iç e ka pasur gjithmonë traditën do të jetë në krye të fitores së madhe që do të realizojmë në të gjithë Shqipërinë dhe më pas bazuar në këtë fitore, të gjithë sëbashku të punojmë në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeverinë që është mjaft e përkushtuar për të mbështetur Beratin, që Berati, të jetë qyteti ku ëndrrat e të rinjve realizohen”, tha z. Meta ndërsa falënderoi kryebashkiakun e Beratit Fadil Nasufi dhe gjithë ekipin e tij për punët që kanë bërë deri më tani”Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste të cilët e kanë mbështetur dhe e shohin me shumë sinqeritet kandidaturën e Petrit Sinajt si një kandidaturë në radhë të parë të vetë PS si forca kryesore e koalicionit tonë dhe natyrisht dua të përshëndes të gjithë qytetarët e Beratit dhe t’i siguroj se fitorja jonë do t’i shërbejë të gjithë qytetit”, tha z. Meta.
 
Ndërsa z. Nasip Naço vlerësoi bashkimin FRESH-it dhe të LRI-së për zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa kërkoi që të tregohet kujdes për të mos rënë pre e arrogancës nga vota. 
 
“Sot shikoj edhe FRESH-in, edhe LRI-në në këtë sallë të mbushur plot dhe besoj se kjo është forca e së majtës të bashkuar .Ne nuk e diskutojmë fitoren për Petritin. Por ne duhet të ruhemi nga arroganca që na bën vota, nga arroganca nesër në pushtet, qoftë për Petritin, qoftë edhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. Unë do të them se nga 31 kandidatë për këshilltarë për Beratin, 17 janë nga LRI dhe mund të them prap se më shumë se gjysma e tyre janë në vendet e para në listën fituese. Besoj se do të jetë një kombinim i duhur eksperienca e Petritit si kryetar bashkie me këta këshilltarë të rinj plus eksperiencën tjetër të FRESH-it. E majta sot është më e bashkuar. Nëse do të jemi bashkë, sigurisht që do të realizojmë të gjitha projektet që kemi nisur”, theksoi z. Nasip Naço.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos