BERLIN - Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot nga zv. Presidenti i Bundestagut, Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i Partisë Kristian Sociale, CSU nga Landi i Bavarisë.
Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për vëmendjen që Bundestagu i kushton progresit të Shqipërisë dhe rajonit.
Në këtë drejtim Meta shprehu vullnetin për ti forcuar më tej marrëdheniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve, me qëllim përshpejtimit të axhendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh: "Ne e vleresojmë mbështetjen e Gjermanisë në përmbushjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian".
Nga ana tjetër, Singhammer tha se, "kemi ndjekur me respekt ecurinë e zgjedhjeve të qershorit dhe progresin pozitiv në kuader të proceseve demokratizuese në Shqiperi".
Singhammer dhe Meta ndanë bindjen se e ardhmja e të gjithe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr një rëndësi të veçantë si në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në thellimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Nga ana e tij, Singhammer bëri një vlerësim të veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë duke vlerësuar kontributin e veçantë të Tiranës në forcimin e stabilitetit të rajonit.
15:45 META-KIESEWETTER: BISEDUAM PËR ECURINË E REFORMAVE NË SHQIPËRI
Kreu i Kuvendi Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me deputetin Kristiandemokrat, njëkohësisht Raporter pë Shqipërinë pranë CDU, Roderich Kiesewetter. Gjatë takimit, Meta është ndalur tek ecuria e reformave në Shqipëri dhe mbi avancimin e procesit të integrimit europian të vendit dhe rajonit.
Kreu i Kuvendit shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që deputetët gjermanë dhe veçanërisht Partia Kristiandemokrate CDU, i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, Meta theksoi se “mbështetja e Gjermanisë është kyçe për avancimin e të gjithe vendeve të rajonit drejt BE-së.
Nga ana e tij, deputeti Kiesewetter vleresoi rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian në mbështetje të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke evidentuar njëkohësisht progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së prioriteteve.
Kiesewetter u shpreh se “Gjermania e vlerëson dhe inkurajon politikën e jashtme të Shqipërisë në rajon, dhe se edhe vendet e tjera të Ballkanit Perendimor e njohin efektin stabilizues të Tiranës në rajon”.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com