GJIROKASTËR - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka prezantuar sot pasdite në Gjirokastër, kandidatët për deputetë të LSI-së për këtë qark. Janë prezantuar kandidati i parë, ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, por edhe kandidatët e tjerë; biznesmeni Reshat Zika, Shpëtim Spahiu dhe kryetarja e LSI në Gjirokastër, Zamira Rani. Nga qyteti i gurtë Meta ka bërë thirrje që më 23 qershor të votohet për rotacionin. "T’i japim fund garës, që Berisha i ka shpallur Gjermanisë dhe e ka lënë më kohë mbrapa".
LSI, FRYMË EKIPI
“Kemi zgjedhur një ekip garues. Kjo atmosferë është produkt i frymës sonë të ekipit që kemi si LSI anembanë Shqipërisë”, ka theksuar Ilir Meta. Lideri i LSI-së e ka shpjeguar integrimin si një proces, "që duhet të ndodhë brenda nesh dhe më pas anembanë shoqërisë sonë, tejet e lodhur nga fryma tejet konfiktuale”.
PROGRESI, SHUMË I ULËT
Për Ilir Metën, "ritmi i progresit të Shqipërisë është shumë i ulët, pasi fryma konfliktuale politike është shumë e madhe, ndërsa integrimi ka mbetur në vend numëro". Për çfarë po kalon vendi dhe Gjirokastra, Meta ka perifrazuar në mënyrën më të përshtatshme shprehjen e ish-presidentit amerikan, Roland Regan: "Nuk është qeveria ajo që zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi." Meta ka bërë thirrje që më 23 qershor "të votojmë për rotacionin, t’i japim fund garës, që Berisha i ka shpallur Gjermanisë dhe e ka lënë më kohë mbrapa".
BERISHA TE VIJE ME MAKINE JO HELIKOPTER NE MEMALIAJ
“Sot ekonomia po përpëlitet se qeveria nuk ka vizion për të çliruar potencialet ekonomike. Raporti i Bankës Europiane thotë që ekonomia është rritur me 0,5 për qind. Investimet në vend janë reduktuar ndjeshëm. Më të gjatë janë shiritat që priten se rrugët që asfaltohen. Kryeministrit aktual i cili përgatitet të bëjë dorëzimet në 23 qershor, i cili ka bërë mijëra e miliona km rrugë anembanë globit e ftojmë të vijë me makinë, jo me helikopter nga Memaliaj në Tepelenë e t’u kërkojë falje këtyre trevave, se këto qytete nuk mund të ecin me ritmin e tij, por do të ecin më shpejt, por me ritmin e LSI-së.
Janë të pafund sipërmarrësit, biznesmenët, që kanë bërë prej 5-6 vitesh vlera publike e nuk janë paguar ende nga kjo qeveri, por ndërkohë paguajnë këstet, bankat. Berisha shpreh adhurimin e tij për Roland Regan. "- tha Meta.
ÇMIME TË LARTA, RRITJE MODESTE PAGASH
Meta u ka qarë hallin shqiptarëve, që “luftojnë përditë me papunësinë dhe çmimet e larta të ushqimeve, ndërkohë që ka rritje modeste e pagave”. Meta tha se gjendja mund të ndryshojë përmes një ekuilibri të ri politik, ekonomik, çlirimit të potencialeve të jashtëzakonshme politike. “Duhet një lidershpi i ri për bashkëpunim dhe nuk nxit përçarjet. Që do zgjidhje konkrete për problemet tona dhe jo që flet me yjet në qiell, se vetëm kështu mund të ecim më shpejt”, ka theksuar Meta.
LSI, PLAN PUNËSIMI ME 5 PIKA
LSI ka gati një Plan Punësimi me 5 pika. “Do të jetë që nesër në dorën tuaj dhe çdo qytetari shqiptar. Duke pasur punësimin si prioritet do të zbutim plagët sociale; kemi nevojë të transformojmë bujqësinë, ku ata që duan të ecin më shpejt të bëhen bashkaksionerë të ndërmarrjeve.
10% ULJE PËR SHERBIMET E TURIZMIT
Meta ka përmendur edhe gjendjen “në vend-numëro” të turizmit dhe ka propozuar 10% ulje për shërbimet në turizëm". “Turizmi ka mbetur në vend. Turistët shihen si statistika dogane. Mungojnë politikat konkrete. Propozojmë 10% ulje për shërbimet turistike”, ka theksuar Meta.
INVESTITORËT, 5 VJET PA TAKSA
“One stop shop” - një paketë fiskale për investitorët e huaj, ku bizneset të përjashtohen nga taksat dhe tatimet për 5 vitet e para të aktivitet- ka propozuar lideri i LSI-së sot nga Gjirokastra.
AGJENCI MONITORIMI TË PROJEKTEVE
"Edhe investime rentabël për infrastrukturën arsimore, shëndetësore, portuale.Është e pafalshme, që akset rrugore janë të papërfunduara dhe janë bërë shkak i aksidenteve, ku kanë humbur jetën shumë qytetarë të vendit tonë. Do krijojmë agjencinë e monitorimit mbi projektet, mbi kostot dhe përfitimet për qytetarët shqiptarë në rrugën e punësimit real dhe jo virtual ."- tha Meta.
23 QERSHORI, GARË KUNDËR STANJACIONIT
Ilir Meta ka theksuar se, 23 qershori është garë historike, mes të vjetrës dhe të resë, stanjacioni ekonomik dhe politik në zhvillim të qëndrueshëm. Sfida jonë nuk është të fitojmë thjesht deputetin, pasi atë e kemi të fituar. Sfida jonë është më e madhe; që LSI të fitojë jo 3 me 2, por 4 me 1. Ne do të korrim fitore historike, fenomenale në qarkun e Gjirokastrës në 23 qershor.
LSI, PRANË HALLEVE TË NJERËZVE
Pasi ka bërë falenderime nga thellësia e shpirtit, kandidati i LSI-së për qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka garantuar "liderin historik dhe energjik, vëllain, mikun e përbashkët, (siç e quajti Tavo) Ilir Metën, se LSI do të fitojë në qarkun e Gjirokastrës".
"Ne mbi të gjitha jemi pranë njerëzve, në të mira dhe të këqija se kemi prioritet punësimin, sidomos punësimin e brezit të ri", theksoi Tavo, i cili shtoi se "kandidimi për LSI është nder dhe përgjegjësi morale, njerëzor dhe politike për të gjithë që jeni këtu dhe gjithë ata që do votojnë për LSI”.
Tavo ka mbyllur fjalën duke thënë "Ne nuk kemi shprehjen: 'Secili per vete, Zoti për të gjithë'. Ne punojmë me moton: 'Të gjithë për një, një për të gjithë'.
LSI, NJERËZ ME VLERA EDHE KOMUNIKIMI
Kreu i LSI-së së Gjirokastrës, Genti Sinoimeri, tha në takim: "LSI është tashmë forcë e konsoliduar dhe vlerësoi kandidaturën e Tavos si një njeri që me vite u ka qëndruar pranë gjirokastritëve, tepelenasve, e që s’ka bërë kurrë dallime mes të majtëve, të qendrës apo parti.
Redaksia online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com