ITALI - Marrëdhënia e fqinjësisë së mirë që Shqipëria gëzon në Rajon si vend anëtar i NATO-s merr një rëndësi të veçantë në kohën kur siguria evropiane është cënuar nga kërcënime për sulme terroriste. I këtij mendimi është kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian në Senatin Italian Vannino Chiti, vlerësim të cilin ai ja ka shprehur kryetarit të Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në shtetin fqinj.
Meta dhe Chiti diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndanë bindjen se takimet trilaterale mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë i shërbejnë forcimit të dimensionit europian të Ballkanit Perëndimor.
Zoti Chiti vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë, siç u evidentuan edhe në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian. Pasi vuri në dukje miqësinë tradicionale italo-shqiptare, ai theksoi se Italia do të qëndrojë gjithnjë pranë Shqipërisë për avancimin e axhendës evropiane të vendit tonë dhe të të gjithë rajonit.
Edhe kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe theksoi se përpjekjet e vendit tonë janë përqendruar tek avancimi i axhendës së pesë prioriteteve, duke u fokusuar në reformën kyçe të sistemit të drejtësisë.
Në përfundim z. Meta vlerësoi përkushtimin dhe vëmendjen e veçantë që Italia i kushton gjithë rajonit tonë si një vend anëtar i BE gjithnjë në vijën e parë të integrimit europian të Europës Juglindore. Në këtë kuadër, u ra dakord për intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare veçanërisht përmes komisioneve parlamentare të integrimit dhe të çështjeve europiane.
Z. Chiti pranoi me kënaqësi ftesën e Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.9%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 7673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ashpërsohen luftimet, ushtria izraelite hyn 500 metra në territorin e Libanit. Hezbollah lëshon 30 raketa në pak orë
1 Tetor, 15:19
-
‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas
1 Tetor, 15:05
-
Vjeshta e tetorit, me temperatura të freskëta, por edhe diell! Parashikimi i motit
1 Tetor, 15:03
-
Një vit jashtë fushe, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin
1 Tetor, 15:01
-
Korçë, 620 mijë rasat të rinj të krapit hidhen në liqenin e Prespës! Bie numri i peshkatarëve
1 Tetor, 14:55
-
Evropiani ‘Shqipëri-Serbi’, ish-trajner i Kosovës Sokoli: U kalua vija e kuqe! Leci: Sporti s’i zhbën krimet e luftës (VIDEO)
1 Tetor, 14:46
-
DOKUMENTI/ U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit në Gjykatë të Lartë
1 Tetor, 14:41
-
Gazment Bardhi i përgjigjet BE dhe SHBA: Dialogu, mjet i duhur vetëm për vendet demokratike! Nga protesta dhe aktet simbolike nuk rrezikohet jeta e askujt
1 Tetor, 14:34
-
Kylian Mbappe lë pas dëmtimin, gati për Champions League
1 Tetor, 14:30
-
Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës
1 Tetor, 14:25
-
Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike
1 Tetor, 13:58
-
FIFA pezullon Samuel Eto’o
1 Tetor, 13:57