Meta në kampin e Jalës: Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë ‘king maker’, asnjë minutë kohë për qeverinë gangsterë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Kampi i Jalës me të rinjtë ka deklaruar synimin e Partisë së Lirisë që sipas tij nuk është të jetë një forcë ‘king maker’ pra krijimi i një mbreti, por që pushtetin t’ja japë popullit.

Meta gjithashtu shtroi problematikat e kësaj qeverie e cila sipas tij nuk po i jep asnjë mundësi të rinjve përveçse për patronazhistët.

'E dini ju çfarë është regjimi i inceneratorëve, një shtet i tërë që punon sesi të mbledhë në mënyrë të jashtëligjshme të gjysmës së Shqipërisë, në mënyrë që të kërkuarit e Shqipërisë të marrin mijëra euro. Sesi vjedhin duke keqpërdorur firmat e njerëzve që kanë ikur nga kjo botë prej vitesh që figurojnë sikur kanë firmosur miliona euro, të moshuar në azil e barinj, sepse ky regjim kriminal nuk ka prioritet rininë, start up-et.

Kërkon që të vetmit të rinj në këtë vend me meritë të jenë patronazhistët. Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur arsimin, për të rinjtë, për të krijuar vende të lira pune.

Ndaj Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë ‘king maker’ të vendosë balanca, synon që të japë pushtetin kingut dhe për ne kingu është populli dhe kjo bëhet përmes referendumit.

Asnjë minutë kohë nuk do t’i lëmë kësaj qeverie gangsterë.'- tha Meta në Jalë. 


Lajmi kryesor:

Meta akuzon Ramën nga kampi i të rinjve në Jalë: Kishte target ish-LSI! Jam specializuar për të përmbysur diktaturat, do mbushen sheshet plot


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur