'Pagëzimi' i LSI-së, me Partinë e Lirisë i ka dhënë drejtuesit të saj, Ilir Meta sigurinë se referendumi do të triumfojë mbi kapjen e shtetit padrejtësisht. Që në daljen e tij të parë një ditë pas la zyrën e presidencës, Meta 'shpërtheu' me nota nacionalizmi për gjendjen aktuale të vendit i cili sipas tij zgjidhet me tri prioritetet e partisë së Lirisë, referendumi. Meta u pyet edhe sesi do arrinte të siguronte votat në parlament të kësaj nisme ndërkohë që iu përgjigj se do ta bëjë vetë populli.

'Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë”, - tha Meta.'

Sipas Metës, pas referendumit njerëzit do të jenë të lirë nga kontrolli i patronazhistëve si dhe do të kenë fuqi vendimmarrjeje ndryshe nga situata aktuale ku vendimet merren nga një pakicë e vogël.

'Dita e ndarjes një herë e përgjithshme i pakicës me shumicën. Edhe nga pakica që është në pushtet vendimet merren nga një pakicë fare e vogël.

Pas referendumit do të jenë njerëz lirë nga patronazhistët.'-tha Meta.

Në konferencën e tij për mediat, Meta ja kaloi fjalën edhe koordinatorit të partisë së Lirisë për programin politik. Edmond Haxhinasto u shpreh se referendumet janë të rëndësishme që qytetarët të kontrollojnë qeverinë dhe të rikthehet besimi i tyre tek politika. Ai ftoi të gjithë ekspertët, intelektualët që kanë diçka për të thënë, përmirësuar në politikë me idetë e tyre janë të mirëpritur.

Thirrjet për referendum të Metës janë bërë që në momentin kur LSI 'u pagëzua' me emrin Partia e Lirisë. Meta kujdeset që në çdo dalje të tij publike, ta përmendë si formën më efektive dhe zgjidhjen e vetme për të shpëtuar vendin nga korrupsioni.

I pyetur sesi do e arrinte këtë nëse nuk do të votohej nga mazhoranca, Meta tha se referendumi do të jetë shpata e demokelut të kësaj qeverie, të cilën e quan të humbur në zgjedhje.

'Do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir, sepse e ka vendosur vetë dhe nuk ja mohon dot njeri. Referendumi do të jetë shpata e demokleut, jo ndaj kësaj qeverie, se kjo qeveri është e ikur, ta dini mirë, po ndaj çdo qeverie.'- tha Meta. 

Që pas presidencës, Meta mori në dorë frerët e partisë ku sipas tij funksionon me dy metoda, sovranitet dhe referendum.

Referendumi sipas tij shërben si një mënyrë për t përfshirë popullin në politikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Referendumet/ Meta: Produktet e Këshillimit Kombëtar do të shkojnë te djegësit, nuk ekzistojnë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i konsideron nul nismat e qeverisë që lidhen me procesin e Këshillimit Kombëtar. Sipas Metës ato nuk ekzistojnë.

“Produktet e këshillimi kombëtar do të shkojnë te djegësit sepse ato nuk ekzistojnë. Do të bëjmë gjithçka që referendum të jetë i zbatueshëm se është bërë gjithçka për të qenë i pazbatueshëm. Për këtë do të koordinohemi me të gjithë faktorët.  Në çdo rast ky është imperativ i kohës që shqiptarët t’i mbajmë këtu sepse kanë humbur besimin te shteti i së drejtës, respektimi i Kushtetutës dhe ligjshmëria. Do të bëhemi si Zvicra nëse do të zbatojmë referendumet”, ka thënë Meta.

 

Ora 12:16
Haxhinasto: Referendumet të nevojshme, vetëm kështu qytetarët mund ta kontrollojnë këtë qeveri

 

Në daljen për mediat, Edmond Haxhinasto, Koordinator i Partisë se Lirisë për Programin Politik, tha se referendumet janë të rëndësishme që qytetarët të kontrollojnë qeverinë dhe të rikthehet besimi i tyre tek politika.

Referendumi ka efekt në cilësinë e politikëbërjes e nëse sovrani do shprehet drejtëpërdrejtë për politikat që i ofrohen, përgjegjësia e politikës ndaj këtyre propozimeve që i bëhen qytetarëve do jetë me e madhe, me detyrime llogaridhënie, me objektivin kryesor që çdo politikë t’iu shërbejë qytetarëve. Nuk kanë pasur përfitimin e qytetarëve, por çështje të tjera, që janë të rëndësishme por kryesore është që qytetarët të përfitojnë nga çdo politikë që bën qeverisja. Kthimi i qytetarëve në vend, kthimi i qytetarëve te politika dhe nuk ka rrugë më të mirë se shprehja e drejtpërdrejtë e mendimit. Referendum një mënyrë që qytetarët ta shohin veten si pjesë të politikëbërjes, kontrollit të politikës, kontrollit të fateve të tyre. Të gjithë ekspertët, intelektualët që kanë diçka për të thënë, përmirësuar në politikë me idetë e tyre janë të mirëpritur”, tha Haxhinasto.