Ismail Morina u arrestua në qershor vitit të kaluar në Kroaci, pasi Serbia kishte lëshuar një urdhër arresti për ngjarjen e 14 tetorit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd ku ngriti dronin. Gjykata Supreme në Kroaci vendosi pro ekstradimit, ndërsa pritet vendimi i ministri të Drejtësisë.
Intervista e vëllait të Ismail Morinës, Xhevahir Morina
Keni dijeni që gjatë vizitës, Meta të ketë diskutuar edhe për cështjen e vëllait tuaj?
Jam njoftuar për vizitën, por nuk kam dijeni që ka negociuar për punën e vëllait
A keni një apel?
Apeloj dhe i kërkoj presidentit që të bëjë hiç më pak se detyrën dhe të negocioj për cështjen e vëllait se është e të gjithë shqiptarëve
Kur keni folur për herë të fundit me Morinën?
Kam folur përmes telefonit. Ka qenë vëllai dje dhe ka komunikuar
Si është gjendja e tij?
Burri është burrë. Moralisht është i fortë, por po vuan një dënim të kotë. Po dalin njerëz me krime të pa shembullta dhe vëllai im është i privuar nga liria
Nga ambasada shqiptare keni informacion, a interesohet?
Po është interesuar. Por për vizitën e Presidentit nuk kam informacion. Unë jam i pakënaqur me interesimin e ambasadës
A keni shpresë nga shteti që do të arrijë të ndalojë ekstradimin drejt Serbisë?
Shpresa kemi shumë, kush mund të bëjë më shumë se shteti...Shpresoj që të bëhet dicka e mirë
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











