LUSHNJE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një tur takimesh në rrethin e Lushnjës. I shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, kandidat për deputete, Petrit Vasili, Lideri i LSI-së u ndal në komunat Tërbuf, Krutje, Gradisht, Golem Lushnjë etj.
Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët e pranishëm në këto takime z. Meta u ndal në veçanti në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë.
“Programi ynë është që të vëmë Myzeqenë në punë, Shqipërinë në punë. Sepse mbështetje për bujqësinë dhe për ju ka qenë dhe është ende shumë e paktë dhe shumë minimale. Prandaj, ne me programin tonë për punësimin, rimëkëmbjen e bujqësisë, subvencionimin e saj, modernizimin e saj, mbështetjen, e kemi të parën dhe ju mund ta shikoni në programin tonë. Që nga subvencionimi me 50 për qind, i farave më të zgjehdura, që në mënyrë që arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta.”- tha Meta.
Meta u premtoi banorëve se do të jetë në Krutje, Cermë e Rrethina sa herë të lindë nevoja.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com