TIRANË – Kreu i LSI-së , Ilir Meta, është takuar me banorë të njësisë bashkiake nr. 2 në Tiranë ku ka vënë në dukje se"LSI-ja është një forcë e hapur, është një forcë e komunitetit. Ne kemi një LSI tepër aktive dhe të fuqishme në Njësinë nr. 2, e cila e tregoi veten edhe në zgjedhjet vendore, kur ne fituam edhe kryetarin e minibashkisë, që është shoku ynë Elez Gjoza, por edhe shumë këshilltarë.
Era e fitores fryn në të gjithë Shqipërinë, nga Kukësi në Sarandë", - tha Meta, - "por fitoren më të rëndësishëm, më të çmuar dhe më të madhe për LSI-në do ta arrijmë në kryeqytet dhe në të gjithë qarkun e Tiranës”, u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Sipas Metës, LSI-ja ka në listën e saj të Tiranës, 4 ndër 7 kandidatët e parë i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim sepse sipas sipas “ne jemi forcë që kujdesemi për të rinjtë, që investojmë për të rinjtë, që i vëmë në lëvizje energjitë dhe idetë e tyre. Me të rinjtë mund të ecim të gjithë së bashku më shpejt përpara”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com