Meta në tryezë me sipërmarrësit: Kriminaliteti e korrupsioni sundojnë në çdo qelizë të shtetit! Paratë vidhen pa u futur në buxhet

Meta në tryezë me sipërmarrësit: Kriminaliteti e korrupsioni sundojnë në çdo qelizë të shtetit! Paratë vidhen pa u futur në buxhet

Klima për sipërmarrësit është e vështirë pasi lëvrojnë në një vend që nuk ka transparencë dhe ku korrupsioni sundon në çdo qelizë të qeverisë.

Kështu është shprehur, kreu i PL Ilir Meta në tryezën e organizuar nga Partia e Lirisë ditën e sotme me sipërmarrësit pak minuta pasi doli nga godina e SPAK ku u mor në pyetje për më shumë se 3 orë.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se po shkatërrohet konkurrenca, ndërsa shtoi se paratë vidhen pa u futur në buxhet.

“Faktet janë të qarta se si mund të funksionojë sipërmarrja në një vend ku nuk ka transparencë për tenderat, ku të gjithë fituesit janë të paracaktuar, ku kriminaliteti e korrupsioni sundojnë në çdo qelizë të shtetit dhe gjyqësorit. Paratë vidhen pa u futur në buxhet. Akoma më problem është pasiguria ligjore. Synojmë ta kthejmë në Shqipërinë nga një gropë të zezë importesh në një fuqi eksportuese. Kjo do të ndodhë duke çliruar administratën nga nepotizmi dhe korrupsioni. Do të bëjmë një atmosferë tjetër atë të sigurisë dhe të pandëshkueshmërisë, merren kredi dhe bëhen investime dhe nuk mund të ndryshojnë rregullat e lojës dhe në mënyrë të veçantë nëpërmjet dialogut nuk mund të ketë ndryshime të politikave fiskale të doganave të tatimeve pa një dialog dhe pa një paralajmërim. Kjo është qeveri e pabesë ndaj sipërmarrjes dhe ndaj biznesit sepse nuk ka zgjedhur një ekonomi të qëndrueshme por ka zgjedhur pastrimin e parave. Po falimentojnë me dhjetëra biznese dhe nuk kanë fuqi që të mbajnë veten në këmbë”, tha ai.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/06/2024 01:22

    Me bllok apo pa bllok vidhen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit