Meta në Washington:Shqipëria krah
SHBA në luftën kundër terrorizmit 

Meta në Washington:Shqipëria krah<br />SHBA në luftën kundër terrorizmit 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Washington DC nga përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor Demokrat dhe Kolegjit Zgjedhor Republikan, dhe zhvilloi një bashkëbisedim në Institutin e Politikave Progresive ku ka thënë se Shqipëria është në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit.
 
Këtë vit ne festojmë 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe ne jemi krenarë që shërbejmë së bashku me ju në luftën kundër terrorizimit në Irak dhe Afganistan duke kontribuuar me kapacitet tona modeste. Jemi të vendosur në bindjen për të siguruar paqen përmes operacioneve paqeruajtëse atje ku ka nevojë. Ne jemi gjithashtu mirënjohës për mbështetjen që na jepni në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Shqiptarët lëvizin lirshëm tashmë në zonën Shengen dhe Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimit Evropian”, - deklaroi Meta.
 
Në përfundim të vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua me përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor Demokrat dhe Kolegjit Zgjedhor Republikan, me të cilët bisedoi mbi zhvillimet e fundit të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve presidenciale amerikane. 
 
Fokusi i bisedimeve ishte në organizimin e fushatave zgjedhore në SHBA dhe veçanërisht në përfshirjen e të rinjve në politikë dhe në ekipet zgjedhore të secilës parti.
 
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta ishte i ftuar edhe në Institutin e Politikave Progresive ku mbajti një fjalë dhe iu përgjigj interesit të pjesëmarrësve mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni.
 
Në fund, Kryetari i Kuvendit e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të inteligjencës dhe të sigurisë dhe se Shqipëria ende nuk është prekur drejtpërdrejt nga vala e refugjatëve, por shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin modest në përballimin e kësaj krize.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar