Meta: Negociata të hapura
me PD për dy pikat e ngërçit
PDF/ Rendi i ditës i seancës të enjten

Meta: Negociata të hapura<br />me PD për dy pikat e ngërçit<br />PDF/ Rendi i ditës i seancës të enjten
Reforma në drejtësi do të jetë pika e parë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit, të enjten e 21 Korrikut. Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, se Kuvendi ka miratuar sipas rregullores, rendin e ditës për seancën dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese është pika e parë.

Meta tha se Kuvendi nuk do të mbarojë derisa të jetë miratuar reforma në drejtësi.

"Seanca e Kuvendit do të jetë solemne që do t'i japë vendit dinjitetin e duhur përpara BE, përpara NATO, përpara SHBA dhe gjithë partnerëve të tjerë. Përshëndes frymën konstruktive e bashkëpunuese të dy partive politike kryesore në këtë fazë përfundimtare të miratimit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neni 27, pika 5, sapo ka miratuar rendin e ditës të seancës së Kuvendit, ku drafti i reformës në drejtësi do të jetë çështja e parë dhe kryesore e punimeve të Kuvendit. Kjo është seanca më e rëndësishme e punimeve të Kuvendit, ndoshta që nga dita kur u votua Kushtetua e vendit tonë, sepse na duhet të votojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë një kushtetutë thuajse të re, të cilat strukturojnë drejtësinë e dekadave të ardhshme. Kjo seancë nuk do të mbyllet pa miratuar Kushtetutën e re", u shpreh Meta. 

Kreu i Kuvendit kërkoi që tryeza e negociatorëve ta përmbyllë me shpejtësi draftin e përbashkët dhe jo ta shtyjë deri ditën e enjte në orën 09:00. Gjithashtu, Meta kërkoi që tryeza e negociatorëve t'i zhvillojë punimet me praninë e medias. 

"Siç jam informuar, janë ende dy momente fare të vogla që kërkojnë dakordësinë përfundimtare të ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë. Ekspertët negociatorë janë të mandatuar të ushqejnë qëndrimeve konsensuale mbështetur vetëm në propozimin hibrid të Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, që ka mbështetjen e SHBA dhe BE. E ftoj këtë tryezë të vazhdojë punën dhe ajo që unë kërkoj si kryetar i Kuvendit, është që diskutimet tashmë t'i bëjë të hapura e transparente për mediat e qytetarët shqiptarë. Deputetët  të enjten në orën 10:00, në 21 korrik dhe opinioni publik shqiptar, kanë nevojë të njihen me përmbajtjen e këtyre diskutimeve si dhe vendimmarrjen e tyre. Populizmi nuk është transparencë", deklaroi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. 

Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar