Meta nga Durrësi: Do i japim fund modelit të bashkisë si model kriminal! PS mbyt njerëzit me gjoba që t'i mbajë nën presion

Meta nga Durrësi: Do i japim fund modelit të bashkisë si model kriminal! PS mbyt njerëzit me gjoba që t'i mbajë nën presion

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta beson se do të arrijnë të triumfojnë në zgjedhjet lokale. Nga Durrësi, Meta sulmoi sërish PS duke thënë se do i japin fund modelit të bashkisë si beton kriminal. Në këtë takim me kandidatin Igli Cara dhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Meta premtoi se do të largojnë nga sistemi gjithcka që synon korrupsionin.

“Do t’i japim fund modelit të bashkisë si beton kriminal që nisi në Tiranë para 20 vitesh. Është beton kriminal pasi ka guxuar të vrasë trashëgiminë historike. Në Berat isha dje dhe u shokova nga një mostër betoni. Qyteti mbrohet nga UNESCO por jo nga shteti. Besoj se vetëm ne do i japim fund modelit të betonit, që vret interesin publik, asgjëson fushat sportive, objektet social kulturor për qëllim korrupsion.

Shohim një përfaqësim si kurrë më parë të shoqatave për të mbrojtur hapësirat dhe interesat publike. Qytetarët të Durrësit të mbështesin fuqimisht Igli Carën dhe listën për Këshillin Bashkiak të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’”, tha Meta.

Ndërkohë akuzoi qeverinë se mbyt biznesin me taksa, por edhe me gjoba.

“Ta mbysësh biznesin me taksa pa fund, këta përveç taksave të mbysin edhe me gjoba që t'i mbajnë njerëzit nën presion”, tha Meta.

Sipas Metës, PS nuk do marrin dot as votën e socialistëve në zgjedhjet e 14 majit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 04/04/2023 17:00

    dorezo florinin o palaco qe vodhe ....te q....te kina moniken....

    Përgjigju
  • aleksadros: 04/04/2023 05:01

    Pse ke ymyse ti te rrish akoma ne politik e nja 30 vjete te te tjera oo yyyy pler

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë