Në 24 orë 4 viktima/ Meta nga Elbasani: Policia e Shtetit e mpirë nga krimi! Specializimi i tyre, mbledhja e gëzhojave

ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza për Policinë e Shtetin, sipas së cilit ka lidhje me krimin. Në një takim me strukturat e partisë në Elbasan, Meta tha se numri i atentateve ka pësuar rritje për shkak se në Policinë e Shtetit po promovohen pikërisht ata njerëz që janë të lidhur me kriminelë.

“Kanë qenë dëshmitarë nga tronditjet e mëdha të rendit të sigurisë, në 24 orë 3 atentate në Shqipëri, 4 viktima, përfshirë edhe Elbasanin. Në 8 muaj, 40 e ca atentate, specializimi i policisë mbledhja e gëzhojave, jo se janë të paaftë, por se policia është e mpirë për shkak të lidhjes me krimin, se nëse polici bën detyrën ka pasoja, ato promovohen ato që nuk bëjnë detyrën. Kanë tronditur edhe Europën, është kosto edhe për liberalizimin e vizave të Kosovës me BE”, tha Meta.

Ish-presidenti përsëriti akuzat drejtuar qeverisë sa i përket investitorëve strategjikë, sipas së cilit janë klientë të qeverisë, si edhe për inceneratorët.

“Të parët në Europë për kontrata koncensionare që shumica janë emra të lidhur me qeverinë, të kritikuar nga FMN, BE nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe janë rreziqe që I merr përsipër populli shqiptar. Kemi ligje të bëra me emra dhe ju jeni dëshmitarë. Ka ligj për investitor strategjik që shpik investitorë. Qeveria shpik investitorë strategjikë që janë klientë të qeverisë dhe që operojnë në emër të saj.  Ndërkohë borxhi sa vjen dhe përkeqësohet sepse merret për qëllime luksi dhe projekte që nuk gjenerojnë të ardhura…”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

Sipas tij, shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe se qeveria do të përballet me popullin.

Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat, që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar, po trafikojnë të gjitha interesat e këtij vendi, për arsye se janë peng”, deklaroi ish-presidenti.

Meta u ndal edhe të zhvillimet ekonomike, arsimore, apo edhe në bujqësi në këtë qark, ku tha se qeveria ka dështuar në të gjitha këto sektorë, prandaj theksoi se një gjë e tillë, duhet të marrë fund.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rando: 19/08/2022 08:44

    Kjo eshte fara 30 vjecare qe hodhe ti me sali berishiqin o ilir metaj apo meta apo …. Baba I I krimit e I korrupsionit

    Përgjigju
  • kastriot: 19/08/2022 05:49

    oo balta e shqiperise policia e shtetit eshte me e mire ne keto 30 viti jo si ne kohen e ate shokut tende Saliut yyyy plera doni te vini ne pushtet duke perebaltur po harroheni

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/08/2022 19:34

    Sa mire qe ke shkuar ne Elbasan,ne kerthize te Shqiperise. Bej Pak praktike mesimore prapanices....se koha po' afron o bandit per te te mbyllur te 7 penxherete.

    Përgjigju
  • Haki: 18/08/2022 19:28

    Tkemi ty spiun pra merresh me lloqe

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2022 19:27

    O spiun pse rri flet pa baZaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin