Meta nga Pogradeci: Hakmarrje
ndaj Ramës shiti qytetin

Meta nga Pogradeci: Hakmarrje<br />ndaj Ramës shiti qytetin
Ilir Meta ishte i  pranishëm sot në Pogradec në një takim elektoral me banorët e qytetit, nga ku sulmoi edhe Kryeministrin Rama duke thënë se ai shiti bashkinë e qytetit, dhe e çoi e Pogradecin në katandisje.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre që shitën bashkinë e Pogradecit. Ta dëgjojë Edi Rama, se këtu nuk do ketë votë për PS-në që shiti bashkinë e Pogradecit.
Jo vetëm e shitën që të mos i merrte aleati strategjik LSI, që i qëndroi korrekt, por edhe kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos investuar dhe penalizuar një popull të tërë këtu. LSI do jetë forcë e parë për të mos ndërtuar kulla të shëmtuara, si ajo e Korçës, miliona euro” tha Meta.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor