Meta nga SHBA: Miratimi i Reformës
në Drejtësi, siguri për investitorët

Meta nga SHBA: Miratimi i Reformës<br />në Drejtësi, siguri për investitorët
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar sot me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Ed Royce si dhe nga Senatori John Cornyn ku ka deklaruar se miratimi i Reformës në Drejtësi është një siguri më e madhe për investitorët amerikan që mund të investojnë në Shqipëri.

Duke biseduar mbi zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vuri theksin tek rëndësia e përmbylljes sa më shpejt në parlament të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi është kyçe jo vetëm për cilësinë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri por edhe për krijimin e një klime më të besueshme për investitorët e huaj, veçanërisht për grupet investuese amerikane.

Gjatë këtyre takimeve Kryetari i Kuvendit, Meta diskutoi mbi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve transatlantike, duke ndarë bindjen e përbashkët se sfidat globale të terrorizmit dhe situata e sigurisë që është krijuar si pasojë e krizës migratore të refugjatëve nga vende në konflikt, na inkurajojnë që ta forcojmë bashkëpunimin e gjithanshëm mes SHBA dhe Shqipërisë.

Kongresmeni Royce dhe Senatori Cornyn vlerësuan Shqipërinë si një aleat solid i SHBA dhe evidentuan rolin konstruktiv të vendit tonë në rajonin e Ballkanit, si një faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje. Në këtë drejtim, u vlerësua edhe mbajtja e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë gjatë javës që vjen, si një forum tepër i rëndësishëm ku aleatët do të diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë me të cilat po përballen vendet e Aleancës.

Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj të gjitha zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe ndau bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit e Senatit Amerikan i shërben cilësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve aleate.

meta te amerike

meta te amerike

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv