Meta nis 'hakmarrjen' ndaj Bashës: Do nis procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore për Bashkitë pa kryetarë! S'detyroj askënd të marrë pjesë me pahir

Në një kohë kur opozita është në sherr brenda vetes e që në këtë luftë nuk e kanë kursyer as Ilir Metën, duke e bërë pjesë të trekëndëshit të së keqe, trekëndëshi i Bermudës, presidenti nuk e ka vonuar 'hakmarrjen'. Me të drejtën që i jep ligjin, kreu i i shtetit ka bërë sot me dije se ka nisur procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore në Bashkitë që nuk ka një kryetar.

"Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje dhe një çështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t'i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GJK dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t'iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsisionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar", tha Meta.

Kur më herët ka thënë se shtyu zgjedhjet vendore 2019 se iu lut Basha, sot tha se nuk do të detyrojë askënd që të marrë pjesë.

" Unë nuk detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, është demokraci, të zgjedhin kandidatët më të mirë", tha ai.

Ai ka sqaruar edhe pse këtë vendim nuk e ka marrë më herët.

"Nëse do veproja më parë do legjitimoja si Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit që ishin anti-Kushtetuese", tha Meta.

Aktualisht Vora, Durrësi, Rrogozhina  dhe Dibra drejtohen nga kryetar të  emëruar dhe jo të zgjedhur, ndërsa Voltana Ademi e Shkodrës vijon të mbajë mandatin përtej afateve. Kryetarët e rinj të bashkisë Shkodrës  dhe Vorës u larguan pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa në Bashkinë e Rrogozhinës vakanca u krijua pasi kryetari u nda nga jeta. Kryetarja e bashkisë Durrës dha dorëheqjen pas deklaratës se ishte e kënaqur me numrin e viktimave të tërmetit. Ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.  I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.

Shkresa që Meta i ka drejtuar KQZ
 


Lajmi kryesor:

Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve! Basha të legjitimojë veten (VIDEO)


B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja