Meta nis punën si President, takon
sot ministrin e Jashtëm maqedonas

Meta nis punën si President, takon<br />sot ministrin e Jashtëm maqedonas
Ilir Meta u betua dje si President i Republikës, duke marrë zyrtarisht detyrën. 

Sot kreu i shtetit zhvillon takimin e parë zyrtar. 

Presidenti Meta, priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, z. Nikola Dimitrov i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit Dimitrov në Tiranë si shprehje e vullnetit të qeverisë së re të Maqedonisë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve duke nënvizuar ecurinë e tyre dypalëshe dhe vullnetin që ato të zhvillohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në atë infrastrukturor dhe energjetik.

Presidenti Meta përshëndeti përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishme demokratike dhe angazhimin e saj për stabilitetin politik e përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërqytetar.

Ai përshëndeti vullnetin qeverisë maqedonase për miratimin e “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” në mënyrë të veçantë atë të gjuhës shqipe, si një hap të rëndësishëm për adresimin e plotë e pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit.

Meta nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si një hap që forcon sigurinë dhe stabilitetin e saj dhe të rajonit duke siguruar mbështetjen e Shqipërisë për këtë proces të rëndësishëm.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar për stabilitetin dhe integritetin e Maqedonisë dhe angazhimin aktiv të aktorëve politikë shqiptarë në drejtim të përmirësimit të klimës dhe harmonisë ndëretnike në Maqedoni.

Presidenti Meta vlerësoi rolin e pakicës maqedonase në Shqipëri duke e konsideruar atë si një urë lidhëse të rëndësishme mes dy vendeve dhe duke nënvizuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për respektimin e pakicave etnike në Shqipëri në respekt të plotë edhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjithashtu, ai shprehu falënderimet për urimin e marrë nga Presidenti Ivanov dhe i kërkoi Ministrit Dimitrov përcjelljen e përshëndetjeve të tij të përzemërta për homologun e tij maqedonas.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë