KUVAJT - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur sot për një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit me ftesë të homologut të tij kuvajtjan Marzouq Al-Ghanim. Kryetari Meta do të shoqërohet nga delegacioni parlamentar i përbërë nga Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë Edmon Spaho, Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz
Ruci, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kuvajt Shpëtim Idrizi, deputeti Musa Ulqini, anëtar i grupit të miqësisë. Gjatë vizitës Meta do të pritet në Parlament nga homolugu i tij dhe krerët më të lartë të Shtetit të Kuvajtit.
Sipas njoftimit të dhënë Meta ka shprehur kënaqësisnë për këtë vizitë të parë në Kuvajt dhe shpreh bindjen për forcimin konkret të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kuvajtit. Gjithashtu, Kryeparlamentari Meta ka vlerësuar edhe punën e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri Najeeb Al-Bader për realizimin e kësaj vizite të rëndësishme në Kuvajt.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com