TIRANE - Kryetari i Parlamentit njëkohësisht kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili.

Takimi, sipas burimeve jo zyrtare ka zgjatur për më shumë se 1 orë në "Rogner", në të cilin Meta, Idrizi dhe Vasili kanë diskutuar mbi disa çështje, mes të cilave edhe rendi i ditës i seancës së kësaj të enjteje.

meta idrizi vasili

Kryeparlamentari Meta nuk do të jetë i pranishëm në seancën e radhës plenare për shkak të vizitave të tij jashtë vendit. Meta sot niset në një vizitë zyrtare në Itali dhe në Gjermani, e në këtë takim i ka dhënë direktivat nënkryetarit të Kuvendit Idrizi për seancën. 

Diskutime ka pasur rreth projekt-buxhetit të vitit 2016, që qeveria do i kalojë Parlamentit për miratim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com