Meta: Nuk duhet ndalur integrimi
i vendit për një problem lokal

SHIJAK - Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka reaguar për çështjen e Fierit, duke thënë se një problem lokal nuk mund të dalë integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Meta i bëri thirrje klasës politike që të punojë për integrimin e Shqipërisë. Sipas tij për një problem lokal siç është Qarku i Fierit nuk mund dhe nuk duhet të ndalet integrimi kombëtar. Ai u shpreh se të gjithë duhet të punojmë për të ardhmen dhe se politika duhet t’i japë statusin kandidat shqiptarëve.

“Për një problem lokal, nuk duhet ndalur integrimi kombëtar”, u shpreh Meta.

Më tej Meta theksoi se politika duhet t'ju japë shqiptarëve statusin e vendit kandidat, sidomos tani në 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Duke folur në një takim me simpatizantët në Shijak, Meta tha se rritja e LSI-së është një garanci për një politikë për përgjegjshme, pasi duhet të punojmë për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën