SHKODËR- Presidenti Ilir Meta "nuk iu është ndarë heronjve" as këtë të diel!

Nga Shkodra, kreu i shtetit ka publikuar foto nga "5 Heronjve të Vigut", duke i përçuar edhe mesazhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i ironizoi dekoratat që ai jep për dëshmorët.

"Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i "5 Heronjve të Vigut" për t'u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t'i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t'ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.

I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut", shkruan Meta.

Fotoja e publikuar nga presidenti Ilir Meta te '5 heronjtë e Vigut'