TIRANË, 26 Qershor /ATSH- I. Vata/ - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë të enjten në mbledhjen e 8-të të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut, që u zhvillua në Tiranë, me temë "Forcimi i demokracisë, cilët janë partnerët e Ombudsmanit?"
Meta duke folur në këtë takim të nivelit të lartë rajonal  të Ombudsmanëve, u shpreh se " Kushtetuta jonë i ka kushtuar një rol mjaft të rëndësishëm Avokatit të Popullit, si institucion në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetareve. Avokati i Popullit në Shqipëri është vlerësuar gjatë viteve të fundit për rolin e veçantë që ka luajtur në ndërgjegjësimin e qytetareve në respektimin e të drejtave dhe lirive te tyre  pa dallim moshe, feje, etnie, apo orientimi seksual, por me gjithë standartet e arritura ka nevojë që ky institucion të mbështetet në përmbushjen të misionit mjaft të rëndësishëm që ka.
Po ashtu, Meta tha "Avokati i Popullit, si institucion kombëtar i pavarur, dalë nga Parlamenti me status kushtetues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e njeriut, duhet mbështetur që të vazhdojë që të ketë çdo ditë në fokus të vecante kërkesat e çdo qytetari që i dhunohen të drejtat. Parë në këtë këndvshtrim, tha Meta, "Kuvendi i Shqipërisë e ka rritur bashkëpunimin institucional me Avokatin e Popullit, jo veëm për shkak të varësisë ligjore, por veçanerisht atë të forcimit të këtij institucioni të pavarur dhe mbështetjen e tij në arrijen e statndarteve të larta në mbrojte të lirive dhe të drejtave të qytetarve".
"Kuvendi i Shqipërisë, duke e konsideruar Avokatin e Popullit si institucion të pavarur në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarve dhe interesat e ligjshme të tyre,  Kushtetutën dhe ligjet tona, si dhe në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian,  vazhdonë ta mbështes këtë institucion edhe me buxhet financiar për të garantuar pavarësine e tij dhe misionin e objektivave të këtij institucioni", tha Meta. /a.ke/