Meta: Pakti garantoi garën,por
ju siguroj se do ketë surpriza

Meta: Pakti garantoi garën,por<br />ju siguroj se do ketë surpriza
TIRANË-Një ditë pas zbardhjes së paktit Rama-Basha, Ilir Meta paralajmëron surpriza, por pa specifikuar se kush do të surprizojë kë?

Presidenti i zgjedhur nga maxhoranca u shpreh se 25 Qershori tashmë është caktuar si data e zgjedhjeve, por duke paralajmëruar se gara do të jetë e karakterizohet nga surprizat.

Seanca do të mblidhet në momentin kur do të jenë të gatshëm të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje, pra momentin më të parë, së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme dhe tani të gjithë do të jenë të qetë se tani ka garë e demokraci dhe sigurisht do të ketë dhe surpriza. Qytetarët do zgjedhin ka garë ka demokraci, do të ketë surpriza”, u shpreh Meta.

Meta në çdo moment të deklaratës theksoi se LSI nuk është e rrezikuar dhe se në mungesë të tij kanë qenë qytetarët të rrezikuar që do të shkonin në zgjedhje pa opozitë.

"Qëllimet mund të jenë si në 2008, realitetet ndryshe"
I pyetur nga gazetarët nëse shihte të njëjtën situatë sin ë 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, Meta tha se realitetet janë të ndryshme sot, por qëllimet e Bashës dhe Ramës ishin të njëjtat.
 
“Nuk ka ngjashmëri me 2008 sepse jemi ne realitete të ndryshëm. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të njëjta, por realitetet janë të ndryshme” u shpreh kreu i LSI.
 
I pyetur nëse është bërë pishman që është bërë president, Meta është përgjigjur se “Krizën e zgjidhën faktorët e përgjegjshem brenda vendit. Une jam  qetë që evituam rënien e zgjedhjeve në humnere. Të punojmë të gjithë për zgjedhje të ndershme dhe proces dinjitoz. Para botës demokratike, se kredencialet janë shumë të rëndësishme.”

I ngacmuar nga pyetjet nëse do të protestonte në Bulevard, ish-kreut të LSI u përgjigj, tashmë Bulevardi është i lirë dhe se demokracia ecën në Bulevard.

“Demokracia është surprizë. Zgjedhjet e njëanshme nuk janë surprizë. Tani kemi qeverinë e besimit. LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha ministritë dhe postet sepse LSI e ka fuqinë tek rinia dhe jo tek postet. Nuk ka pasur asnjë arsye për t’u konsultuar me askënd nga LSI. Fati i madh që vendi nuk ra në fund të greminës, por nuk është më as në buzë të greminës, tani dhe demokracia ka hyrë në Bulevard. Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që do të vijnë. Ka qenë forca më konstruktive, më e interesuar për zgjedhjet demokratike dhe më e gatshmja për të sakrifikuar çdo lloj pushteti për hir të standardeve të zgjedhjeve dhe të demokracisë”, u shpreh Meta. 

Prononcimi i Metës për mediat lidhur me paktin Rama-Basha

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur