PL me lista më vete nga PD në 2025? Meta: Do t’a thyej disa herë herësin në Tiranë

PL me lista më vete nga PD në 2025? Meta: Do t’a thyej disa herë herësin në Tiranë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Partia  e Lirisë mund të dalë me një listë më vete nga ajo e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Këtë ka lënë të nënkuptohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ditën e sotme, ndërsa i pyetur nëse do të kandidojë për deputet, ai tha se do të jetë në Tiranë, por shtoi se do thyejë herësin.

Përgjigjja e Metës shton dyshimet që PL-ja do të ketë listën e saj me kandidatë për deputetë dhe nuk do t’a shkrijë atë në një listë me Partinë Demokratike, në kushtet kur koalicionet parazgjedhore janë ndaluar.

“Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin”, tha Meta.

Duke folur për ndryshimet në Qeveri, ai u shpreh se u bënë thjesht për të krijuar idenë se diçka po ndryshon. 

“Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes, janë një përpjekje për të krijuar iluzicionin që diçka për ndryshohet. Janë një larje hesapesh edhe brenda vetë PS-së, hiqen disa persona që kanë pasur një kontribut apo një karrierë të caktuar politike në atë parti dhe vendosen disa anonimë të cilët duhet të firmosin pa asnjë kusht gjithçka që do t’u kërkojë Rama”, tha ai. 

Meta tha se është në të njëjtën linjë me Berishën se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor nuk janë reformë zgjedhore por disa ndryshime për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lilushi: 29/07/2024 15:55

    Inshallah te merr perëndia mendjen dhe del më vete. Por, nuk del ti, se e di fundin. Thjesht i ben presion Salës.... legen burrë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë